Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me ndjekësit e tij në Facebook.
Një prej tyre i shkruan se jo vetëm që nuk gjen dot punë, por nuk i japin as ndihmë ekonomike.
Por Rama ia kthen duke e pyetur se ku i gjen lekët për iPhone dhe telefon.
Replikat:
Qytetari: Edhe një herë po ta them shih njerëzit në nevojë siç është rasti im me të ardhura mujore zero lek, ti punë jo që jo por edhe ndihmën ekonomike nuk ta jep pasi nuk e lejonka sistemi sipas drejtorisë së Shërbimit Social Durrës, lëri selfiet e mjekëve, por merru me njerëzit në nevojë, sa herë duhet ta përsëris.
Rama: Kur të më tregosh me shkrim këtu si i gjen paratë për ajfon e për internet e për kafe në mes të qytetit, atëherë do ta kuptosh edhe vetë pse kërkon atë që s’të takon, ndërkohë që për punë shko tek zyra e punës por ama mos i bëj naze ofertave siç bëjnë disa që thonë unë dua punë po e dua në shtet?
Qytetari: Shëndetësia falas? Ore e bëjnë operacionin se atë zanat kanë por si i bëhet atyre që thonë: “Eja te klinika ime private se s’ka laboratorë në shtet, apo s’kemi anestezi, shko merr medikamentin filan farmaci e lloj-lloj justifikimesh? Rritjuni rrogat atyre ju, rritjuni rrogat… Se na nxjerrin në dritë ata ne… Të shohin nga xhepat e s’të pranojnë analizat e bëra në shtet vetëm ti bësh ku duan ata! Në fund? haha ikin drejt vendeve në zhvillim si Gjermania e i bëjnë goolin Shqipërisë!
Rama: Shko në shkollë xhan shko në shkollë!(TemA)
Replikuesi nuk eshte nje qytetar i thjeshte, mud te jete Berisha ose ato plehra qe e rrethojne ate.
Si shpjegohet qe gazetat marrin komente te njerzve pa shkolle ose analfabete dhe cudia me e madhe pa kuptuar nxjerrin pa dashje nje keyeminister rrugac me fjalor alabaku.
SHQIPTARET NUK DUAN TE PUNOJNE DHE JANE ME SHUME TE RIJNTE. KETE E THEM NGA PROVAT. KAM SHUM NJEREZ TE MIJTE E TE AFERT QE JANE DJEM TE RINJ. SHUME NGA KETA MARIN TE ARDHURA NGA PRINDERIT E TYRE QE PUNOJNE GJITHE DITEN. DUAN KAFE CIGARE VENE LLOTO NUK PUNOJNE SE SDUAN 30 OSE40 MIJE LEKE RROGE TE REJA. ME SHUME LEKE HARXHOJNE PER TE IKUR JASHTE SESA FITOJNE KUR KTHEHEN PER TRE MUAJ. KAM QENE PREZENT KUR I GJETEN PUNE DHE U PERGJIGJ PER KETE RROGE UN NUK PUNOJ. DHE ME E BUKURA ESHTE SE JANE TE GJITHE ME TELEFONA ME TE SHTRENJTE SE TONAT QE PUNOJME JASHTE.