Majlinda Bregu: BE duhet t’i hapë dyert Shqipërisë, edhe për shkak të Rusisë

18 Janar 2018, 21:45Politika TEMA

Ish- ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shpreson qe strategjia e zgjerimit e cila  prezantohet ne shkurt nga presidenti i Komisionit Europian Junker te ketë një propozim te qarte për perspektiven europiane te vendeve te Ballkanit perëndimor.

Ne këndvështrimin e Bregut  kjo strategji është e rëndësishme edhe ne funksion te dy momenteve te tjera; progres raportit ne prill dhe vendimit te Këshillit Europian për hapjen ose jo te bisedimeve për anëtarësim.

Shpresoj shume qe te mos ketë asnjë date me te vone se qershori për çeljen e negociatave, sikurse do te kisha dashur qe te kishte qene një date e mëparme, por jo gjithmonë ky proces përputhet me dëshirat e vendeve tona te cilat e shohin te gjate rrugën drejt Bashkimit Europian. Por shpresoj shume qe Bashkimi Europian dhe kjo te jete e qarte edhe ne strategjinë e zgjerimit qe do te prezantohet nga presidenti Junker, ta ketë ndare mendjen dhe te ketë vendosur për ti ikur asaj shprehjes se famshme te lodhjes nga zgjerimi sepse normalisht lodhja duhet te kishte marre fund tani”, thotë Bregu për Vizion Plus.

Por Brukseli duhet te japë një mesazh te fuqishëm pro Ballkanit perëndimor edhe ne raport me Rusinë, thotë Bregu:

Për t’iu larguar kërcënimeve apo flirtimeve apo trallisjeve me vendet te tjera te cilat kane peshe ne vendet e Ballkanit perëndimor apo influencave te cilat janë krejtësisht te qarta dhe prezentë ne rajon qe mund te jene influence ruse apo modele te tjera te elitave te pushtetit te drejtuara nga autoritarizmi, pra si nje arsye sigurie”.

Hapja e negociatave përveç dimensionit politik ka edhe një tjetër financiar. Ne strategjinë e zgjerimit  do te duhet te miratohet edhe plani i ardhshëm financiar i BE qe parashikon fondet për Ballkanin perëndimor deri ne vitin 2027.

Nëse Shqipëria nuk do te ketë çelje negociata, do te thotë qe jo vetëm ngelemi politikisht me pas ne këtë proces te rëndësishëm me vendet e tjera, por nga ana tjetër ngelemi dhe pak me te varfër përsa i përket pjesës se financimeve nga BE dhe nuk mendoj se ne kemi luksin për te humbur qofte edhe një euro dhurate e cila vjen për ta bere Shqipërinë me te mire”, shprehet ish-ministrja e Integrimit.

Nëse gjithçka shkon mbare për Shqipërinë, dy kapitujt e pare qe hapen janë ai për drejtësinë e sigurinë, e këtu Shqipëria është një hap para edhe vendeve si Serbia e Mali i Zi, pasi i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën ne drejtësi.

10 komente në “Majlinda Bregu: BE duhet t’i hapë dyert Shqipërisë, edhe për shkak të Rusisë”

  1. O Rusia pret se po vina says:

    Injoranca e politikaneve shqiptare qe bejne sikur nuk kuptojne kur dihet qe skane plotesuar kushtet sidomos ate te reformes dhe korrupsionit te ndihmuar nga politiqen si puna e kesaj.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    vetem deren e halese po i hapi shqiperise, ne ate krah fli.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    vetem deren e halese po i hapi shqiperise, ne ate krah fli..

  4. shushica says:

    Z.Bregu ,i gjithe proçesi i antaresimit ne BE dhe ne NATO ka qene dhe eshte para se gjithash gjeopolitik .Aktualisht ,me shume se frika e ndikimit te Rusise,eshte penetrimi i bute ekonomik kinez me miliardat ne loje .Rusia mund te ndikoje vetem mbi vendet sllavo ortodokse ,por Kina perdor fuqine ekonomike dhe investimet ,pa nderhyre formalisht ne punet e brendeshme .Bile çudia qendron ne faktin absurd se te gjitha fuqite e medha europiane ,Gjermania ,Franca ,Britania ,Italia ,per te mos folur per Greqine ,Portugaline ,Hungarine dhe vende te tjera,po perpiqen te terheqin sa me shume kapitalin kinez ,nderkohe qe.. paralajmerojne …te kihet kujdes nga penetrimi kinez .Absurd apo jo,,,,,,Ne kete kuader Rama duhet ta shpejtoje lojen diplomatike ,pa u trembur .Nje vizite e presidentit kinez ne Tirane ,te cilen per shume aresye ai mund ta beje pa ngurim ,do te hapte te kater portat per Shqiperine ne BE .Kush ka pak logjike matematike dhe historike ,e kupton .

  5. zeqirja says:

    vazhdoni ti hapni kembet me shume per shkak te rusise
    thotw populi : per shkak te vjerres fle me mullixhine
    hajde traper hajde

  6. zeqirja says:

    vazhdoni ti hapni kembet me shume per shkak te rusise
    thotw populi : per shkak te vjerres fle me mullixhine
    hajde traper hajde
    naten e mire

  7. demo says:

    Evrope pa Majlinde nuk ka.Pa Majlinden nuk ju pranon Europa.

  8. jo says:

    Shqiperise t’i hapen dyert kur te kete plotesuar standartet, jo per arsye politike. Ka menyra si te evitosh influencen Ruse pa i dhene status Shqiperise, nuk ngeli puna me na dhone men ti. Zhabe.

  9. Ilo says:

    Po komplimente znj. Bregu! Njekohesisht tekniciene dhe politikane e afte! Sic duket politika teknicienet nuk i ka pas dashur afer!

  10. spectrum says:

    Perballu me vettingun nuk e meson dot ti perendimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje