Reshjet e shiut dhe borës kërcenojnë sërish Shqipërinë, ja parashikimi për ditët në vijim

20 Janar 2018, 13:20Sociale TEMA

Rreshjet intensive të shiut kanë vazhduar gjatë 24 orëve të fundit duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.

Ndërkohë sipas Institutit të Gjeoshkencave sot do të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre.

Emergjencat Civile janë në gatishmëri nëse do të ketë përmbytje në zonat që nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar kishte probleme.

PARASHIKIMI I METEOALB

Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Priten edhe reshje në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C

në vendet malore: 1 °C / 6 °C.

Sot (e shtunë, dt.20) era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

1 komente në “Reshjet e shiut dhe borës kërcenojnë sërish Shqipërinë, ja parashikimi për ditët në vijim”

  1. Dimeri says:

    Debora ne lartesine 700m do bjere diten e hene,temperatura -3grade celsius.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje