Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar se konsumatorët që nuk kanë bërë lidhje të ujit të pishëm, kanë afat deri në datën 31 janar për ta bërë.
Shefi i qeverisë paralajmëron se nga fillimi i muajit shkurt çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi.
“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese.
Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon.
#Shqipëriaqëduam është aspiratë dhe detyrim për çdo shqiptar” nënvizon Rama. (TemA)
Po per Kreshnik Tepelenen qe ka miliona leke borxh shtetit OSHE-se,Tatimeve,ujesjellesit,sigurimeve shoqerore,qytetareve qe punojne te bizneset e tij dhe qe nuk marrin as rrogen ,jo me te kerkojne dhe siurimet shoqerore,cfare mase do merrni z. kryeminister,
Jam shume dakort qe te prishen lidhjet e paligjeshm te ujit, por ç’far te bejme ne qe nuk kemi uni te pishem fare?!