Me homazhet që kanë nisur në mëngjes dhe me një akademi në mesditë në Prishtinë përkujtohet sot në 12 vjetorin e shuarjes Presidenti historik Ibrahim Rugova, në prag të jubileut të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ideator dhe arkitekt i së cilës ishte.
Kryeministri Ramush Haradinaj, bëri homazhe dhe nderoi veprën dhe punën madhore të Presidentit Rugova.
“Presidenti Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. Do ta kujtoj gjithmonë me respekt shembullin, figurën dhe vizionin e tij”, tha Haradinaj.
Kreu i qeverisë u shpreh se “i bëmë nderim te varri dhe vizituam edhe familjen. Sot për simbolikë, ashtu sikur edhe presidenti ka qenë çdo herë i përcaktuar, sytë dhe orientimin kah Amerika, unë kam një bashkatdhetar, shqiptaro-amerikan, Hajdar Bajraktarin, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë afër presidentit. Nuk është i vetmi, ka pasur shumë shqiptarë që e kanë përkrahur atë lëvizje për Kosovën e pavarur para luftës, gjatë luftës, por edhe sot. I shprehim respekt jetës dhe veprës së presidentit Rugova. Është një respekt i përjetshëm. Lavdi”.
Në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.
Që para afër tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.
Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Si gjithmonë, edhe në 4 mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.
Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
Në 11 tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Ibrahim Rugova u lind në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës.
Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë në 21 janar 2006 në shtëpinë e tij në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij.
Më shumë se gjysmë milion njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në varrezat në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.(ata)
Ibrahim Rugova ishte politikan vizionar, I qarte ne ato qe bente e kerkonte per ceshtjen kosovare. Dhe si president ishte ndryshe, krejt ndryshe nga te pasmit qe nuk dine cfare bejne, po zihen e grihen per karrike e para. Kjo ndoshta ndodh se te paret jane idealist, merren me lirine e pavarsine kurse ata qe e kane pavarsine humbasin vetit njerezore dhe sulen pas veseve e lekut.
specifika e ibrahim rugoves ishte,se kishte mentalitet e logjik tipike shqiptaro-evropiane.rugova,por as une nuk durujke mentalitete te shpellave osmane.e gjithe filozofia e tije politike ka qen.iliria,shqiptaret,pushtimi osmane dhe terroret fizike e kulturore qe beren osmanet,qka edhe sot i vuajn dhe ju kushton shtrejt shqiptarve.vrasjet mizore te dijetarve si pjeter bigdaninga turqit,se propozoj nje shkolle shqipe.lidhjet direkte me vatikanin,papen,dhe fotoja e tije ne rezidence te tije.lavde per gjergj kastriotin heroin gjigand shqiptar.nene teresa dhe rreputacioni i saj nderkombetar,dhe kjo e avroje me evropen e usa-n.dijetari i madhe se pari i tregon botes se kush eshte e nga vjen,e pastaj kerkuar te drejta shqiptare.me dijen ti.e rugova kurr ska qen ne turqi,dhe ka evituar qdo kontakte me turqin.i pa harrushem ibrahim rugova.
Që kur I. Rugova u zgjodh lider i shqiptarve në Kosovë pati ndonjë rezolutë nga kongresi amerikan apo parlamenti europian sikur që vinin rezolutat gjatë demostratave paqësore në Kosovë dhe nëse po cili vit dhe gjatë luftës në Kosovë ishte në të njejtën vijë politike me politiken euro-amerikane ku atambshtetnin bombardimet kurse ky asnjiher nuk përshëndeti akcionin e natos nga Itali deklaronte se mund të bisedohet edhe më tutje me Serbinë dhe i vetmi kryetar shteti që e ka pranu zyrtarisht ishte S.Millosheviq dhe M.Millutinoviq
O s.g,
Bill Clinton dhe Tony Blair, kane thene disa here se Dr Rugova ishte ai qe i bindi keto dy shtete qe te intervenojne dhe te shpetojne kete komb nga serboruset. Nese europa apo BE, do te venodte per Kosoven, Athere kosva do te mnetej 100% shkavelle……ashtu siq sot po mundohen me e bo shkavellet, ne bashkepunim me rusofilet e sotem qe qeverisin Kosoven.
Dr. Ibrahim Rugove ka qene udheheqesi me i madh i kombit SHQIPTAR ne shekullin 20.
Ai kurrrrr nuk e ka ndyte fjalorin e tij.
Ai eshte marre vetem me qesgtjen e LIRIMIT te Kosoves….dhe arriti me e binde AMERIKEN….per kete veprim.
Per vitet e tija te marrjes me politike 1988-2006…….. Dmth 18 vite DR Rugova,
Kuuuuuur nuk e ka permend fjalen arab, turk, palestinez, arafat apo fjale tjera te ndyta.
Kete e di 1000000%.
Bravoooooo i qoft.