Ekzekutoi mijëra të droguar, presidenti i Filipineve çudit botën: Më vrisni nëse filloj të bëhem diktator, nuk bëj shaka

22 Janar 2018, 17:57Bota TEMA

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve i njohur për deklaratat e tij të forta, ka lëshuar me sazhin e radhës.

Ai ka kërkuar ta qëllojnë për vdekje atë, nëse ndonjëherë ndjek ambiciet diktatoriale dhe qëndron në pushtet më shumë se sa lejon kushtetuta.

“Nëse unë mbaroj dhe dëshiroj të bëhem diktator, më gjuaj, nuk po bëj shaka”, tha presidenti të hënën.

“Nëse e zgjas afatin tim edhe për vetëm një ditë, tani po kërkoj nga Forcat e Armatosura të Filipineve dhe Policisë Kombëtare të Filipineve që të mos më lejojnë mua apo këdo tjetër të biem  ndesh me kushtetutën”, paralajmëroi Duterte.

Është një “detyrë solemne” e ushtrisë dhe policisë për të mbrojtur kushtetutën, e cila përcakton një mandat gjashtëvjeçar të vetëm presidencial.

“Është puna juaj për të mbrojtur kushtetutën dhe për të mbrojtur popullin”, tha Duterte. Presidenti tha se ushtarët lejohen të përdorin të gjitha municionet e tyre për ta hequr atë nëse është e nevojshme, raportoi Rappler.

Teksa mandati i tij si president i vendit skadon në vitin 2022, Duterte më parë shpërndau spekulime sipas të cilave do të ndryshonte Kushtetutën e vendit në mënyrë që të siguronte një mandat të dytë presidencial.

1 komente në “Ekzekutoi mijëra të droguar, presidenti i Filipineve çudit botën: Më vrisni nëse filloj të bëhem diktator, nuk bëj shaka”

  1. ce says:

    a te kishim nje Duarte dhe ketu dhe te mbushte rruget dhe sheshet me ato bandite qe shesin droge prane shkollave ,,,,dhe marin ne qafe rinine. do ti shkelja me tank ne mes te Tiranes te gjithe ata qe shesin droge,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje