Juventusi ka bërë detyrën në javën e 21-të të Serisë A duke marrë tre pikë në sfidën kundër Genoas.
Bardhezinjtë morën një fitore me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli të shënuar nga ana e brazilianit Douglas Costa në minutën e 16’.
Një tre pikësh i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga tekniki Massimiliano Allegri të cilët vijojnë të ndjekin Napolin që kryeson tabelën e renditjes.
Pas kësaj fitoreje Juventusi mbetet në vendin e dytë më 53 pikë, një më pak se sa Napoli në vendin e parë.
Sfida e rradhës për “Zonjën e Vjetër” do të jetë kundër Chievos në transfertë. (TemA)