E djathta italiane tremb emigrantët, kandidati për kryeministër: Po fituam, largojmë 500 mijë jo-italianë!

23 Janar 2018, 19:59Bota TEMA

Matteo Salvini, kandidat i “Lidhja e Veriut” për kryeministër, thotë se po erdhën në pushtet, do largojnë emigrantët.

Në programin e saj elektoral, ajo ka nënvizuar edhe temën e emigrantëve, për të cilët thotë se nëse fiton, do të ketë masa të ashpra. Duke synuar që të vërë nën kontroll kufijtë detarë dhe tokësorë të Italisë, “Lidhja e Veriut” premton të ndjekë politika të rrepta për emigrantët klandestinë që mbërrijnë në shtetin fqinj të Shqipërisë, shkruan Shqiptarja.com

“Synojmë të largojmë gjysmë milionë emigrantë të parregullt, të cilët aktualisht jetojnë në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative”, ka thënë Salvini. Ai e argumenton këtë nismë me faktin se italianët nuk janë racistë, por pasojat e emigracionit të pakontrolluar janë të mëdha.

Sipas tij, nuk është e drejtë që të huajt të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në vend, kur miliona italianë janë në vështirësi ekonomike. Një tjetër shqetësim për Salvinin dhe “Lidhjen e Veriut” është se emigracioni po zhduk kulturën italiane.

Shumë forca politike në Itali, e akuzojnë Matteo Salvinin, se të gjitha këto janë justifikime dhe se ai dhe partia e tij, kanë ndjenja të forta raciste. Nëse premtimet e “Lidhjes së Veriut” bëhen realitet, atëherë kjo gjë do të ndikojë negativisht edhe tek shumë shqiptarë të cilët Italinë, e kanë atdheun e dytë.

4 komente në “E djathta italiane tremb emigrantët, kandidati për kryeministër: Po fituam, largojmë 500 mijë jo-italianë!”

  1. o tourkalvanos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    sa keq me qen ………..”giulianosunit”!
    e mer korrake shqipfoles ,edhe ”giuliano” u bet por i ”gjati” italion nuk ju nda………………hahahaha!

    1. Ptuuu,,, says:

      KY SALVINI ESHTE SI PUNA JOTE,,,RROT KAR,,,SE Q,, NJERI NE ITALI,,,SHQIPTAREVE TU RRUJ TRAPIN KY SE JAN ME ITALIAN SE ITALIANET,,,,,,JAN 50%IMRENDITOR ,DHE GATI 80%PERQIND ME PASAPORT ITALIANE,,,,TI SHIKO ANDEJ NGA GERQIA TE HASH NAI COP BUK ME VAJI ULLIRI,,,SE KA PASUR BEREQET SHUM ULLIRI KETE VIT NE GREQI,,,FALE DHE KRAHUT TE PUNES TENDE 20 EVRO NE DITE,,,,

  2. A.S ROMA says:

    E ka fjalen per arabet dhe afrikanet ilegale,jo per emigrante te rregullt. Bile ka permendur edhe Skenderbeun si shembull bashkimi. Lega ka ndryshuar dhe ka shume shqiptare si antare.

  3. Aleksander says:

    Nuk quhet me “Lidhja e veriut”, ka vite tashme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje