Edi Rama zbulon ku do jetë të shtunën e protestës së opozitës dhe i dërgon një mesazh Bashës: S’ua mbyll dot dosjet

23 Janar 2018, 09:39Politika TEMA

Gjatë intervistës me gazetarin Ilir Babaramo, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te protesta e opozitës, që mbahet të shtunën në mesditë.

Rama tha se do jetë në kryeqytet atë ditë.

Ndërsa i pyetur nëse do ketë një marrëveshje të re me kryetarin e PD, Lulzim Basha, pas asaj të 18 majit 2017, Rama u përgjigj:

“Marrëveshja u bë për zgjedhjet, marrëveshje për të mbyllur dosjet nuk bëjmë dot”.

Ditën e protestës, të shtunën do jeni në Tiranë?

Po, në Tiranë do jem.

A do kemi marrëveshje, pas asa të 18 majit?

Marrëveshja e 17 majit u bë për zgjedhjet, marrëveshje për të mbyllur dosjet nuk bëjmë dot. Ku është problemi këtu? Atëherë kishim zgjedhjet duhet të bënim marrëveshje. Këtu vetëm një problem ka, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe dosjet. Nuk bëjmë marrëveshje për këto.

3 komente në “Edi Rama zbulon ku do jetë të shtunën e protestës së opozitës dhe i dërgon një mesazh Bashës: S’ua mbyll dot dosjet”

  1. vete fotto e edi rames qe nuk shikon ne sy lulzim bashen,tregon se edi rama ka mentalitet e kulture te shpellave osmane. shqiptari kur pershendet e mban fjalim shikon ne sy.a hajdutet osman ulin dhe shtraojn koken.rama me logjik turkoshake eshte njeri i pa deshiruar ne evrope.

  2. spartaku says:

    Opozita,me protesten qe do beje te shtunen,nuk do beje gje tjeter,veçse do shpalos radikalizmin e saj,nga e cila buron urretja e populit per pd-ke dhe LSI.Ato qe ata do thone ne proteste jane shpifje,se votat ne 25 qershor nuk blene me leket e droges si alibi qe ngre Basha,por nje justifikim i shpifur,per te trullosur elektoratin e tij.Pjesemarrje do kete,por ama,me mercenar te paguar.Keshtu militantet do vijne ne proteste,jo se eshte e drejte,por ata i gezojne asaj 5000 lekshit qe do marin.Pd-ke dhe LSI-ja po shkojne ne humnere.Bashen,Berishen,Monka çizmen e nxier ne proteste frika nga vetingu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje