Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, ka lënë pas dëmtimin që e mbajti për një periudhë të gjatë larg fushave të lojës dhe tashmë do të jetë në dispozicion të trajnerit Duro për ndeshjet e kampionatit.
Në një prononcim për “RTSH Sport”, mbrojtësi vlonjat u shpreh se afrimet e bëra nga drejtuesit e klubit ka rritur konkurencën duke theksuar se kjo do të shërbejë në të mirë të skuadrës.
Ai shtoi se synimi i kuqezinjve do të jetë pjesmarrja në Kupat e Europës.
“Fatkeqësisht, kisha një dëmtim të gjatë, por tani jam mirë, jam bashkuar me grupin dhe po bëj stërvitje 100%. Me ndihmën e Zotit dhe duke pasur edhe pak fat, uroj të mos kemi probleme të tjera. Ndryshimi është për mirë gjithmonë. Me ardhjen e 3-4 lojtarëve të mirë, të cilët na përshtaten, mendoj se do të bëjnë më të mirën në pjesën e mbetur të sezonit. Të gjitha ata që kanë ardhur kanë ngrohtësinë e stafit, lojtarëve dhe presidencës së klubit.
Konkurrenca është shumë e madhe dhe i bën mirë vazhdimësisë së një ekipi. Mendoj se stafi dhe presidenti nuk mendojnë për projekte afatshkurtra, por për projekte afatgjata dhe kjo është shumë pozitive. Futbollistët vlonjatë? Shanset për elementët që vijnë nga akademia janë më të pakta, por jo se nuk u është dhënë dora futbollistëve vlonjatë.
Ne synojmë Kupat e Europës. Nuk jemi për më poshtë dhe të jemi në Kupat e Europës për ne është një arritje”, deklaroi Veliu. (TemA)