Partizani zyrtarizon afrimin e radhës, firmos mbrojtësi Gojkoviç

23 Janar 2018, 11:51Sport TEMA

Vendet e lëna bosh nga largimi i Renato Malotës dhe Gëzim Krasniqit në qendër të mbrojtjes janë plotësuar tashmë te Partizani.

Pas Egzon Belicës, i zyrtarizuar pak ditë më parë nga klubi, me ekipin e trajnerit Starova bashkohet edhe boshnjaku Renato Gojkoviç.

Klubi ka bërë të ditur se Gojkoviç ka nënshkruar një kontratë për 2.5 vjet.

Bëhet fjalë për një mbrojtës qendre nga Bosnjë Hercegovina, i cili është 22 vjeç dhe që përveç kampionatit të vendit të tij, ka luajtur me Iskrën në Kroaci, ku ndodhej që prej vitit 2015.

Një lojtar shtatlartë, 1.95 m i gjatë, që kompleton mbrojtjen e Partizanit.

Klubi i kuq ka bërë edhe prezantimin e këtij futbollisti, pasi më parë ai ka kryer edhe testet mjekësore.

Trajneri Starova qetësohet kështu pë mbrojtjen pak ditë para nisjes së ndeshjeve zyrtare të vitit 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje