Swansea merr tre pikë arta përballë Liverpoolit

22 Janar 2018, 23:01Sport TEMA

Liverpool ka marrë një humbje të rëndë këtë javë kundër skuadrës që renditet në vendet e fundit në renditje si Swansea.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Jurgen Klopp, u mposhtë në transfert nga Swansea me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një humbje që vjen në momentin më të mirë të Liverpoolit të cilët në javën e kaluar fituan përballë kryesuesve të Manchester City.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi për skuadrën e Swanseas e shënoi qendërmbrojtësi Mawson në minutën e 40’ të pjesës së parë.

Pas kësaj humbje, Liverpool mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, 17 më pak se sa Manchester City në vendin e parë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje