Momente tensioni në stërvitjen e Kukësit, por në fund ka “paqe”

23 Janar 2018, 14:33Sport TEMA

Ekipi i Kukësit është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Vllaznisë, që luhet të premten.

Skuadra ka qenë e plotë për trajnerin Pakult, ndërsa stërvitja ka filluar me nota të larta humori me futbollistëve. Në fillim, ekipi ka bërë nxemjen dhe më pas trajneri Pakult kaloi në ushtrimet me topin dhe gjuajtjet drejt portës.

Një moment tensioni pati gjatë ndarjes së ekipit në dy grupe, ku Alla ishte duke mbrojtur topin me trup dhe pati një ndërhyrje të ashpër nga Musolli.

Përplasja verbale nuk ka munguar te dy futbollistët, ndërsa trajneri austriak i detyroi të bënin një vrap të lehtë rreth fushës.

Në fund “paqe”. Trajneri Pakult njoftoi anulimin e seancës së dytë përgatitore, duke rigjetur harmoninë në grup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje