Rrëfimi tronditës i fermerit të derrave, që vrau 49 femra: Doja t’i bëja 50, mishin ua grija dhe e shisja tek policët

24 Janar 2018, 11:19Lifestyle TEMA
Rrëfimi tronditës i fermerit të derrave, që vrau 49 femra:

Ai konsiderohet si një nga vrasësit serial më të tmerrshëm në botë.

Quhet Robert Pickton dhe ka qenë fermer derrash në Kanada.

Pickton vrau plot 49 femra në fermën e tij, shumica e të cilave ishin prostituta.

68-vjeçari i merrte ato në lagjen e dritave të kuqe në Vankuver dhe pastaj i çonte në fermën e tij, ku i therte.

Mishin e tyre pastaj, ua shiste klientëve, disa prej të cilëve ishin edhe policë, të cilët mendonin se po blinin mish derri.

Së fundmi, një dokumentar ka hedhur dritë më vrasjet e tij, ndërkohë që vetë Pickton rrëfen krimet e tij tronditëse.

Ai i thotë në këtë dokumentar një polici të maskuar si i burgosur, se kishte për qëllim që të vriste 50 femra, por nuk e arriti qëllimin me vetëm një femër, pasi siç thotë ai, u bë i ngathët.

“I çoja në punishten e grirjes së mishit.

“Në fund u bëra i avashtë. Më kapën, ia q…, u bëra i avashtë.

Doja të bëja edhe një, doja të bëja 50”, thotë ai në dokumentar, gjatë një bashkëbisedimi me policing të cilin e mendonte se ishte i burgosur.

Pickton u arrestua në shkurt të vitit 2002, ndërsa ka pranuar se teknikat e vrasjes së viktimave ishin të ndryshme.

Në disa raste u injektonte antifrizë në trup, duke u thënë se ishte drogë, ndërsa në raste të tjera i therte derisa të ndërronin jetë.

Në rrëfimin e tij ai shfaqet komplet i akullt, duke mos shfaqur asnjë emocion.(TemA)

5 komente në “Rrëfimi tronditës i fermerit të derrave, që vrau 49 femra: Doja t’i bëja 50, mishin ua grija dhe e shisja tek policët”

  1. W says:

    Ky eshte kriminel I nderuar se eshte kanadez.Po the ishte shqiptar do ta shanin.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Po normal,num kishte bole ti qimte e tru ti respektonte si.njerez e i vriste.
      Shikoni politikanet tane qe nuk kane as tru e as bole…. te paket u duken???

      Ky veau 50 ndersa politikanet tane kane vrare mesatarish nga mbi 500 per koke. Eshte keq kur burrat humbasin burrerine se e humbasin me gjithe mendjen.

  2. Katunari fermer says:

    Po mire mo zMero Baze! Perse duhen te jepen te tilla lajme? a mos valle jane edukuese per popullin tone, ku pak halle i ka hapur ketij populli, klasa politike e mbas ..92it me saliun ne krye, i cili edhe sot e kesaj dite spo i mbyllet haleja?

  3. Xha Qaniu ai qe te says:

    Me kete mbiemer, ketu ne shqiperi do ta kapnin qe me vrasjen e dyte

  4. Kapedani says:

    Nuk paska komentuar ai jevgjiti filogrek akoma ,psh te thoshte Canadiastan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje