Eksperti serb shpjegon pse shqiptarët mbështesin politikën amerikane

25 Janar 2018, 18:20Rajoni TEMA

Analisti politik serb Dushan Prorokoviq në një intervistë për Sputnik shpjegoi se pse në Kosovë dhe Shqipëri, shumica dërrmuese (përkatësisht 75% dhe 72%) miraton politikën e SHBA.

“Pozita gjeopolitike e Kosovës është në borxh ndaj Shteteve të Bashkuara. Nga ndërhyrja në vitin 1999 të NATO-s me urdhër të Bill Clinton për njohjen e pavarësisë së saj nga Xhorxh Bush”, shprehet Prokoviq.

Sipas tij, ky vendim për Kosovën ka çuar në një përshpejtim të hyrjes së Shqipërisë në NATO.

Tani SHBA po luan një rol aktiv në Maqedoni, në mënyrë që të formojë njësinë e tretë në Ballkan me popullatën mbizotëruese shqiptare.

Duke pasur parasysh mbështetjen e SHBA ndaj shqiptarëve në Ballkan, nuk është për t’u habitur që ata mbështesin çdo administratë të saj.

Për më tepër, në pesëmbëdhjetë vitet e fundit një numër i madh shqiptarësh, përfaqësues të elitës së re politike, janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara.

Këta njerëz tashmë janë përgjegjës për institucione të ndryshme në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.

Pra, në parim, është e kuptueshme arsyeja pse ata mbështesin Shtetet e Bashkuara me një optimizëm dhe entuziazëm të tillë.

6 komente në “Eksperti serb shpjegon pse shqiptarët mbështesin politikën amerikane”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Bie dakord per cfare ka thene analisti serb

    1. Iliri says:

      Pse Jo.. pse pa mend jemi!!!! Idiote jemi.Per ndryshe duhet te perkrahjen e politikes grekendaj vendeve fqinje….. ne fqinjin jugor ‘europian’ nuk ka ‘pakica…gjuhe .flamur..shkolle..te drejte………’. Theksoj se te drejtat e pakicave jane me ligj ne cdo vend tjeter te Europes perfshi edhe Ballkanin! Tek ne te drejtat e pakicave jane si ne Uk a gjermani…! Sado te shterngojne …fundi i pret!

    2. Shqiptari nga Shqiperia says:

      E. drejta jote te besosh cfar thote analisti serb , megjithate flet gjera te pergjithshme pa argumentuar konkretisht dhe me fakte . Te njejten gje mund te flitej ndaj lidhjes se serbeve me Rusine , ama ne thelb nuk di asnje se cfare i lidh …….. ndoshta kur je shtet i vogel dhe i pasigurte ne ” pyll ” , ke nevoje per nje mbeshtetes , ndihesh me i sigurte …………… keshtu dhe Shqiperia , keshtu dhe Serbia …… eshte shume e thjeshte . Nevoja per nje siguri ben Shqiperine te jete shume afer USA , sepse mbas 1990 -es europianet ishin shume te ftohte me vendin tone , ne po dolem ne” det te hapur ” diku duhet te mbeshteteshim ……..kaq e thjeshte eshte ……..

  2. boll says:

    sme dukesh aq ekspert se arsye ka plot. Po po mcidiske qe thua qe maqedonia paska popullsi mbizoteruese shqiptare.

  3. toni says:

    Pse, duhej ndonje shkencetar per te kuptuar nje gje te tille!? Serbia shtet i trashe me njerez te trashe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje