Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se protesta që ka organizuar opozita është në përputhje me axhendën e Bashkimit Europian dhe Uashingtonit.
Basha gjykon se vendi nuk do të bëjë përpara, nëse do të vazhdojë të qeveriset nga Edi Rama, ku i fton që më 27 janar ta rrëzojnë atë.
“Kur i heq të gjitha, kur heq Edi Ramën balerin, Edi Ramën artist, Edi Ramën sportist, Edi Ramën babagjysh, kur i heq të gjitha këto me çfarë mbetemi? Mbetemi me një ekonomi të shkatërruar, me një bujqësi në faliment, me rini të pashpresë, me emigracion në rritje, me çmime në strastosferë të naftës, të dritave, të ujit. Me këto mbetemi. E gjithë pjesa tjetër është një shfaqje, është narkozë,”tha Basha në Rrëshen.
Basha, ftoi qytetarët duke insistuar për largimin e Edi Ramës.
“Ne e dimë fare mirë se nuk ka asnjë vend ku kryeministri është kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin dhe vazhdon të mbetet në detyrë; ku Ministri i tij i Brendshëm në 4 vite dhe krahu i tij i djathtë është demaskuar si koka e drogës dhe shefi i tij vazhdon të mbetet në detyrë; ku studimet konfirmojnë se 20% e shqiptarëve kanë pohuar blerjen e votes dhe kryeministri mbetet në detyrë; se nuk ka asnjë shans që Shqipëria të futet në Europë pa futur Saimir Tahirin në burg, pa futur të gjithë zyrtarët e tjerë të korruptuar e të lidhur me krimin në burg, pa vënë Edi Ramën para përgjegjësisë politike dhe ligjore.
“Kam kënaqësinë ta jap këtë mesazh në Mirditë, se nuk ka asnjë mospërputhje; programi ynë, vizioni ynë, protesta jonë, objektivat e kësaj proteste dhe fitorja e betejës sonë është në përputhje totale me axhendën perëndimore, me Uashingtonin dhe me Brukselin,”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike. (TemA)
perse kjo te jet akoma sot Agenta e Shba-ve dhe BE-se ,
te sjelle ne pushtet cdo kohe bandat e terroristeve islamik
ne Shqiperi ???
Lu tha s’e ka ndryshuar Agenta dhe do kapim peshqit e medhenj
sado ti zgurdullojne syte anej knej or tej
o kokUturaku djallit .
Luli, sa ishte ora kur e the kete gje. Mundesh? Po mos genje! Tjetr ate , mos ky Washintong Brukse eshte Moske dhe Beograde? Detyra jote eshte t’mos genjesh? Deri ne pergjigje, let’stay standx by! Sepse ne anerert e populliy te quajme ty dhe Tamen kokrren e maskarenje! Ti edi qe je i poshter!
O by..q..iri lul! As ne Amerike dhe as ne vendet e Brukselit(eu) nuk protestojne partite por sindikatat e ndryshme per te drejtat e tyre, partite cdo 4 vjet shpalosin programin e tyre para zgjedhesve dhe ai qe ka programin me te ire dhe eshte me i besueshem se e realizon fiton zgjedhjet.Prandaj o genjeshtar patologjike mos kujto se e ha populli genjeshtren tende sepse eshte ngopur me shpifjet dhe genjeshtrat alla sali karaxhic, mona cizmja, ilir floriri, lul hollanda etj.