Mashtrimi 9 milion dollarë, kush është biznesmeni nga Tirana që ideoi skemën piramidale

25 Janar 2018, 16:53Politika TEMA

Biznesmenët e arrestuar për mashtrim me TVSH, kishin krijuar subjekte fantazmë dhe dorëzonin në zyrat tatimore fatura fiktive të TVSH-së, përmes të cilave përfitonin rimbursim.

Përmes kësaj skeme mashtruese shtetit i është shkaktuar një dëm prej 9 milionë dollarë.

11 biznesmenët e akuzuar për mashtrim me TVSH kishin regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, në fushën e ndërtimit.

Hetimi i krimit ekonomik në policinë e kryeqytetit zbuloi se drejtuesit e firmave private nuk kishin asnjë lloj aktiviteti, edhe pse lëshonin fatura TVSH-je për hyrje-dalje.

Këto fatura fiktive ata i dorëzonin tek Drejtoria e Tatimeve ku merrnin rimbursimin e TVSH-së prej 20% për çdo blerje që kishin kryer.

Administratorët e këtyre bizneseve janë Dhimitraq Çelo, Shkëlqim Hasani Bujar dhe Ruzhdi Murataj, Indrit Sulaj dhe Nevruz Lami.

Më këtë skemë mashtrimi së bashku me 5 persona të tjerë të shpallur në kërkim biznesmenët i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 9 milionë dollarësh.

Nga deklarimet e të arrestuarve del se Nevruz Lami ka kontaktuar me 10 personat e tjerë që janë pjesë e këtij hetimi, duke i mashtruar se do t’u gjente punë, shkruan Lapsi.al.

Ai u kishte marrë letër-njoftimet personave nën hetim, duke i dërguar tek noterja për të firmosur prokura dhe më pas bizneset janë regjistruar në QKR.

Në momentin e prangosjes, të arrestuarit u gjetën në punët e tyre respektive ku kanë qenë të edhe administratorë fiktivë të firmave private.

6 komente në “Mashtrimi 9 milion dollarë, kush është biznesmeni nga Tirana që ideoi skemën piramidale”

  1. Sipari says:

    Keta nuk jane peshqit e medhenj.
    Peshqit e medhenj jane ne politike.
    Ata nuk do te preken sepse atyre u eshte varur ne qafe melcia (=detyra) e luftes kunder korrupsionit.

  2. tomorraku says:

    Keta biznesmene “piramide” nuk mund te vepronin pa u lidhur me ndonje nga dogana apo tatimet !

  3. loja piramides ne qofse e kuptoj drejte per lojen apo kombinim mashtrimin me njerz ne shqiperi,eshte nje loje mafioze super mashtruse.edhe mua ne zvicer me ka afruar para 23 viteve,nje zviceran i lidhur me nje araba e shok tjer,kinse per nje loje fituse si lotari,por se pari duhet dhen 200 frenga,e psstaj fiton me shume,por pas disa viteve.dhe definimi,per tu regjstruar ne nje loje klandestine,te plaqkitin para ata qe drehtojn ket mashtrim ,dhe te ikun ne tajland,azi.por une e kuptova nenjeher ,dhe ju thash vak fer futre.apo shporruni majmuna.pas nje kohe kame degjuar se zvicerani i martuar me tajlandeze ka mashtruar njerze dhe eshte ikure ne tailande.

  4. opinion. says:

    loja piramides ne qofse e kuptoj drejte per lojen apo kombinim mashtrimin me njerz ne shqiperi,eshte nje loje mafioze super mashtruse.edhe mua ne zvicer me ka afruar para 23 viteve,nje zviceran i lidhur me nje araba e shok tjer,kinse per nje loje fituse si lotari,por se pari duhet dhen 200 frenga,e psstaj fiton me shume,por pas disa viteve.dhe definimi,per tu regjstruar ne nje loje klandestine,te plaqkitin para ata qe drehtojn ket mashtrim ,dhe te ikun ne tajland,azi.por une e kuptova nenjeher ,dhe ju thash vak fer futre.apo shporruni majmuna.pas nje kohe kame degjuar se zvicerani i martuar me tajlandeze ka mashtruar njerze dhe eshte ikure ne tailande.

  5. opinion. says:

    u kapen dy kmente me nofka diferente,por ska gajle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje