Mashtrimi me vizat për në SHBA, Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

25 Janar 2018, 15:33Sociale TEMA
Mashtrimi me vizat për në SHBA, Ambasada amerikane jep njoftimin e

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një njoftim të rëndësishëm për ata presona që kanë rrënë pre e mashtrimeve për viza.

Përmes një postimin në rrjetin social facebook Ambasada shkruan se kontaktohen shpesh nga persona që kanë rënë pre e mashtrimit të vizave.

Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën.

Më tej ambasada amerikane lajmëron qytetarët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane

Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave.

Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë.

Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje