Edhe një cigare e vetme në ditë e dëmton zemrën

26 Janar 2018, 09:07Sociale TEMA

Mjafton një cigare në ditë për të rrezikuar shëndetin e zemrës. Studiuesit thonë se mundësia që një person i cili pi vetëm një cigare në ditë të preket nga sëmundje si ato të enëve të gjakut apo iktusi janë të njëjta me atë që pi 10 cigare.

Studimi është kryer nga UCL Cancer Institute dhe është publikuar në revistën BMJ.

Ai është rezultat i analizimit të 55 raporteve të dala nga 141 kërkime të kryera në vitet 1946-2015.

Është zbuluar se njerëzit që pinë një cigare të vetme në ditë kanë 48% më shumë rrezik për të zhvilluar sëmundje koronare dhe 25% më shumë për iktus sesa ata që nuk kanë pirë kurrë cigare. (TemA TV)

1 komente në “Edhe një cigare e vetme në ditë e dëmton zemrën”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Atehere qeka si me thene qe po pive 10 cigare ne dite, eshte njesoj si te pish vetem nje. E bukur dhe kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje