Protesta e dites se neserme perpos nje beteje politike kunder mazhorances ne pushtet, eshte dhe nje “beteje” per lidershipin e opozites mes PD dhe LSI.
Teksa Partia Demokratike është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për protestën që do të zhvillojë nesër së bashku me partitë e tjera opozitare para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e qeverisë Rama nga pushteti, zbulon dhe pak nga pak misterin e organizimit.
Deputetja e PD, Grida Duma në një intervistë për Report Tv nga ‘Don Bosko’ është shprehur se protesta e nesërshme do të jetë vetëm fillimi i valës.
Ajo u shpreh se pritshmëritë janë që nesër në shesh të jenë një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Shqipëria për t’i dhënë një mesazh të qartë Edi Ramës. “Kjo është pjesa më e rëndësishme e përgatitjes, kemi orë qe ecim në njësinë nr. 9 me aktivistët më të shquar, jemi duke bërë detyrën me optimizëm që nesër do të ketë një pjesëmarrje të madhe.
Deklaratat për skenarë dhune janë frika paraprake e një pjesëmarrje të mëdha, incidente nuk kanë ndodhur asnjëherë. Kemi treguar qytetari me forcat e rendit, protesta meriton të jetë qytetare, për mos pranimin për gjendjen e rrënuar ku jemi.
Kushdo ta minojë një protestë e ka kanë shumë gabim, pasi gjithmonë dikush do i thërrasë protestat. Pastaj për PD duhet që të mendojnë në zgjedhje, cdo partie që bëhet në krah me ata kundër një regjimi duhet të kuptojnë që është cështje e tyre, nuk jemi këtu për pushtetin, por për të rregulluar jetën e tyre.
Do të hapet një sipar i gjerë protestash. Nesër është hapi i parë për treguar që frika është element shumë i vogël dhe ajo që do të ndodhë nesër është një veprim i brendshëm. Ramës i themi se jemi vetëm në fillesë“.
E pyetur nëse numri i qytetarëve pritet që të jetë më i madh nesër në shesh, pasi nuk do të jenë vetëm demokratët por edhe anëtarët e LSI, Duma u shpreh se PD është forca e parë.
“Protesta është e shumëpritur, menduam për datën 27 janar që organizimi dhe pjesëmarrja të jetë e madhe. Të diskutojmë për matematikë numrash më vjen keq, por PD është forca e parë e madhe, që do të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve” përfundoi Grida Duma.
Protesta e opozitës do të zhvillohet nesër në orën 12:00 para Kryeministrisë, ndërsa në gatishëmri do të jenë një numër i madh policësh.
Po ik moj Grrifsha Salianji se nuk te pjerdh njeri ,ti je nivel sa.Mona.Komplet mediokere
Kjo opozite nuk di cfare ben.
Nuk ka nje axhende dhe plan opozitar konkret.
Stisin kauza te vdekura. Per dy muaj, Nentor-Dhjetor, krijuan artificen e Prokurorit qe u katandis me protesten e 18 Dhjetorit dhe nisme idiote per ndryshimin e Kushtetutes. 2 jave me pas kjo nisme u harrua dhe eshte ne kalendat Greke!
Pastaj per me shume se nje muaj po pergatit protesten e neserme. Te dielen do bejne pushim dhe zoti e di se cfare kane tjeter.
Me siguri qe te henen pas nje aksidenti rrugor, ose krimi ne familje, ose krimi mafioz, ose trefik droge, ose mungese te nje ilaci ne spital etj etj do dalin ne konference shtypi dhe do bejne fajtor Edi Ramen
Asnje gje me teper!
Kesaj opozite i duhet nje vizion, nje plan, nje program dhe nje aksion opozitar ne qellim te realizimit te ketij plani. Asnje nga keto. Vetem te nxish dhe kritikosh qeverine nuk eshte e mjaftueshme per te ardhur ne pushtet dhe per te bere njerezit qe te kene shprese dhe te kthejne syte nga opozita