Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Besiana Kadare ka qenë e ftuar në rezidencën e ambasadores së OKB, Nikki Haley në New York.
Përmes një postimin në Twiter Kadare shkruan se është mirëpritur nga ambasadorja amerikane dhe ka marrë mbështetjen e SHBA-ve për kombin shqiptar.
“Falënderime të ngrohta për ambasadorin amerikan @nikkihaley për mikpritjen e saj.
#US është një partner strategjik i pazëvendësueshëm për #Albania dhe miqësia jonë është më e fortë se kurrë.
Respekt dhe mirënjohje për mbështetjen amerikane të përhershme për kombin shqiptar.”, shkruan Kadare.
Takimi i ambasadores Besiana Kadare dhe ambasadores Nikki Haley vjen fill pas votes së vendit tonë kundër rezolutës së Trump në OKB.
Ky takim dëshmon të kundërtën e asaj që palët politikë në vend artikulonin se kjo votë do të prishte marrëdhëniet dhe mbështetjen nga SHBA. (TemA)