Berisha me taborin e tij kërkon të ndezë një kryengritje si trazirë të brendshme më 27 janar

26 Janar 2018, 11:49Politika TEMA
Berisha me taborin e tij kërkon të ndezë një kryengritje si

Ngjela Berisha

Nga Spartak Ngjela

Ku është nisur të shkojë Shqipëria dhe çfarë po bën korrupsioni shtetëror shqiptar sot për të shpëtuar kokën dhe paratë?

Shqipëria është nisur të shkojë drejt një progresi perëndimor; kurse korrupsioni është bashkuar që ta ndalojë. Dhe sërish, si gjithmonë, edhe sot i është drejtuar fqinjëve që kanë pushtuar territore të tëra shqiptare, për ta ndihmuar që të krijojë pështjellim destabilizues në Shqipëri.

Janë katër shtete që, pa territoret shqiptare, do të ishin sot vetëm “shprehje gjeografike”: Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe madje edhe vetë Serbia.

Të katër këta shtete kanë njëqind e pesëdhjetë vjet që ëndërrojnë shkatërrimin dhe shuarjen e Shqipërisë, sidomos pas pavarësisë së saj, sepse mbijetesa e tyre mund të ndodhte në Ballkanin Perëndimor vetëm pas shfarosjes së shqiptarëve.

Këta sllavë dhe grekë, e dinë miopinë europiane, dhe i kanë quajtur shqiptarët “turq që duhen shfarosur”; dhe shumë kanë vrarë me këtë devizë; por Shqipërisë i morën të keqen. Ku ka turq në Shqipëri mor injorantë e maskarenj njëherësh!

Dhe duhet ta themi hapur se një ndihmë të madhe në këtë shpresë të kotë që kanë pasur, “strategëve” të tyre kryeministra, ua kanë dhënë gjithmonë vetë krerët e blerë të Shqipërisë; bëma këto që tani dihen mirë nga shqiptarët.

Blejini! Këlthiste në Beograd kryeministri i Serbisë Pashiç; dhe gjithë të tjerët pas tij, duke përfshirë edhe Milosheviçin.

Po kjo po ndodh edhe sot.

Ja, Shqipëria është nisur drejt Perëndimit kurse korrupsioni kryeministror shqiptar, i ri dhe i vjetër, është hedhur në sulm që ta ndalojë : njëlloj si qëmoti.

Shihni se çfarë po ndodh realisht.

Berisha me taborin e tij; kërkon të ndezë një kryengritje si trazirë të brendshme; që të dëbojë nga Shqipëria prezencën amerikane, njëlloj si Haxhi Qamili dhe Esat Toptani në vitin 1914, kur zbuan nga Shqipëria Princ Vidin.

Kjo kërkon të jetë edhe revolta e 27 janarit. Me të cilën shqiptarët po qeshin.

Kurse kryeministri Rama inaguron varrezat e trupave pushtuese greke të Metaksait, diktatorit antishqiptar grek, që drejtonte trupat e tij në territorin shqiptar me theksin që: Synimi i tyre nuk duhej të ishte lufta me italianët, “por çlirimi i Vorioepirit”: “Atje duhet të çlironi Vorio-Epirin”- iu drejtohej trupave të tij, rreth 140 000, gjenerali grek Aleksandro Palagos. Ndërsa në Korçë vendosën minoritarët grekë të drejtonin bashkinë e Korçës, dhe nuk lejuan të festohej dita e pavarësisë, 28 nëntori, në vitin 1940. Por korçarët iu vunë pushkën; edhe gjirokastritët edhe e gjithë labëria po ashtu. Ata kishin harruar se në atë trevë që ata donin ta pushtonin si tokë grekë, jetonin ata që kishin sjellë në Shqipëri nacionalizmin modern shqiptar.

Po i di Rama këto?

Nëse nuk i di, pse është marrë dhe po merret me politikë ky pellë që nuk di asgjë! Por në fakt ky, nuk se njeh politikën, por ushqen oreksin e reaksionit grek, që, bashkë, të ndalojnë Reformën Shqiptare për Drejtësi, dhe rrugën e Shqipërisë drejt bashkimit kombëtar e drejt Perëndimit.

Ja, kjo është ndërmarrja e tyre sot për të ndaluar progresin e aleancës shqiptaro-amerikane në ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. E pra, njëlloj si Haxhi Qamili me Esat Pashë Toptani në vitin 1914 kundër Princ Vidit.

Saliu, me shpresën e agjenturës serbë dhe ruse në Shqipëri, dhe Rama me joshjen e politikës reaksionare greke, kërkojnë të sjellin trazira anti-amerikane në Shqipëri.

Po politika amerikane pasive është?

Jo, përkundrazi, ajo është shumë aktive, dhe e ka gjëndjen në dorë. Prandaj shqiptarët janë të qetë.

Para katër ditësh, ishte ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, që i paralajmëroi rreptë krerët e opozitës duke iu thënë se: “Departamenti i Shtetit Amerikan, ju bën me dije se – nëse do të silleni me protestën tuaj të 27 janarit si në atë të dhjetorit; ne si Amerikë do t’iu godasim shumë rëndë “.

Ku e gjen që ta kalojnë masën e të shpëtojnë një herë e mirë shqiptarët nga këta vjedhës që duan të shkatërrojnë Shqipërinë për të shpëtuar paratë e tyre të vjedha!

Janë të humbur. Tani ka rënë gongu i sinjalizimit të fundit të tyre. Shqipëria është në progres perëndimor dhe brenda ombrellës mbrojtëse të Uashingtonit.

10 komente në “Berisha me taborin e tij kërkon të ndezë një kryengritje si trazirë të brendshme më 27 janar”

  1. llaman says:

    A mund ta besosh se mund te gjykoje njeriu ne nivel foshnjarak? Perfundimisht Taku kerkon protagonizem duke u munduar te shese idiotesira. Oh i shkreti njeri ce ka gjetur!

    1. Hani mut, qeras qeveria. says:

      Mos lexo Takun, nqs nuk te pelqen. Futu ne FB dhe lexo pallavrat e Rames me mire.

      1. Roberto says:

        Po mire e ke ti. Shko se qeras qeveria. Mos degjo Ramen por degjo Sali Pallen se ai e shkaterroi ai e dogji dhe ai e vodhi Shqiperine por une nuk e di se ku jeton ti qe flet keshtu. Ti sheh interesat e tua dhe normal qe nuk do te pelqeje as berja e shtetit as rregullat e shtetit dhe asgje tjetet. Ju dini amulli. Saliu mbillte fatkeqesi ngado qe shkelte neper Shqiperi. Nuk ja vlen.te filloj tani e te mbaroj neser ne mengjes me gjera te tulla.

    2. Ramalliu dhe Saliu says:

      pse jeni kaq naiv. ca te keqe pret nga miku Rama Saliu? a nuk e ka te garantuar pensionin? po ky a nuk e garantoi Ramen kur dihej qe ja kishte dosjen atij. mos u beni budalle dhe kuptoni qe ata jane “ Kapter Ramiu si Saliu”

  2. M says:

    O Ngjela dukesh se je patriot i flakte, por ke nje te keqe qe i fute te gjithe ne nje these!? E bene se eshte e vertete, apo ke frike e mbrohesh duke thene : edhe ate e akuzova
    Tani mu kujtua Cajupi ku thote:
    Erdhi dita te ngresh koke
    te kerkosh
    lirine, bashke me shoke
    te leftosh! etj. etj. ………………
    U shkretove anembane,
    Shqiperi
    se shqiptaret s’kane
    dashuri

  3. Amy says:

    per berishen eshte tamam sic thua, per Ramen e ke gabim, aq sa nese ti nuk do reforme ne drejtesi, aq edhe Rama nuk e do, eshte kjo e vertete ?

  4. Genti says:

    Berisho-Bash-Metistet jane bashkuar si asnjehere kunder interesave mbarshqiptare bashke me lukunine e tepsise se tyre te interesit me ne krye gjykatsit e tmerruar nga Drejtesia e Rilindur. Kane kohe qe nderrmarin sulme te drejtperdrejta dhe te kamufluara ndaj prezences se SHBA-ve dhe asaj te BE-se gjoja ne emer te mbrojtjes se vendit nga “rregjimi” narkotrafikant dhe diktatorial i Rames. Por bashkimi i tyre ka vetem nje qellim, bllokimin dhe shkaterrimin e Reformes ne Drejtesi ne menyre qe te shpetojne pasurite e tyre nga verifikimi,hetimi dhe konfiskimi.Eshte mbledhur gjithe zhuli i politikes dhe “drejtesise” pasi po u afrohet ora e gjykimit e per kete arsye nuk e kane per gje ti vene vendit flaken duke derdhur gjak njerzish te pafajshem ashtu sic bene ne 21 Janar e ne Gerdec. Forca e shteti duhet ti beje balle me c’do kusht ketyre hordhive Haxhi Qamiliste (Berisho-Metiste) qe duan ta kthejne Shqiperine ne vitin e tmerrshem 97-te ne menyre qe ti shpetojne serish denimit e tu dhurohet pushteti ne tavoline. Vendi ndodhet para proves se rende, ti perballoje dhe shkele plehrat apo te mbulohet prej tyre.

  5. Pellazgus says:

    Spartak Ngjela ka absolutisht te drejte nese nuk ben dallim midis tradhetareve te kombit dhe atyre qe nuk duan drejtesine e vertete apo reformen sidomos Edi Rama kampion apo timonjer i antireformes. Skeni sy e mend ta kuptoni.

  6. Bushi says:

    Deri tani Rama si kryeminister,nuk eshte shprehur asnjehere kundra reformes ne drejtesi,por i eshte bashkuar nismes Amerikan,politikes se saj dhe po punon me te gjithe per realizimin e kesaj reforme shume te rendesishme.Me vjen çudi,si Ngjela e perzjen me ata qe nuk e duan reformen,si Berisha,Basha,Meta,per te cilen po protestojne qe te shpetojne bythen e tyre,dhe i jane vene Rames per t’a hequr dhe rrezuar si qeveri.Po te ishte Rama kundra reformes ne drejtesi,nuk mund t’a akuzonte opozita e te ngrihet ne proteste kundra qeverise.Me sa duket Ngjela po flete me gojen e Berishes,se ai e akuzon ate.

  7. Ervin says:

    Pa u sekuestruar pasurite e gjakpiresve te popullit,Familjes Ilir Meta,famlijes Berisha e taboreve te tij nuk behet Shqiperia.Populli i thjeshte e do ligjin,rregullin e rendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje