Opozita që ecën me shpresën e një populli shurdhmemec

26 Janar 2018, 09:17Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Berisha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se me marrëveshjen e 17 majit ai shmangu luftën civile në Shqipëri.

Po kështu Basha ka deklaruar se ai nuk ka bashkëpunuar ndonjëherë me Edi Ramën dhe se nuk bashkëpunon asnjëherë me të.

Z. Basha tha po ashtu tha se ai beson nga zemra se më 27 janar Edi Rama do bjerë moralisht dhe politikisht.

Po kështu z. Basha nuk e pati problem të madh të thoshte se njerëzit duhet të vijnë në protestë për veten e tyre sepse ai është në rregull për vete.

Dhe diçka, aleatja e tij e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozitën – këtë të sotmen – e ka kërkuar populli në protestë.

Në fakt populli si në Ballsh, ashtu edhe në Fier, për inceneratorët po protestojnë vetë.

Kjo retorikë është fyerje në mjerimin e vet, sepse po kërkon një popull shurdhmemec, që nuk mban mend dhe nuk ka dëgjuar Bashën dhe LSI-në se çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë thënë.

Sigurisht protesta është shumë gjë e mirë, por me këtë opozitë që kërkon të imponojë interesat e veta strikt ekonomike dhe penale si interes publik, është një fatkeqësi.

Është e pamundur që nga Lul Basha të rilindë opozitari i vërtetë, sidomos në aleancë me LSI-në e Ilir Metës.

Z. Basha edhe sot nuk përmbush asnjë standard publik minimal për të qenë të paktën dikush që i qëndron angazhimeve thelbësore që rrjedhin nga detyra e vet, ndonëse kërkon ta rishpikë veten në skenë përmes aktrimit dramatik.(Respublica)

1 komente në “Opozita që ecën me shpresën e një populli shurdhmemec”

  1. Franci says:

    Lul sa eshte ora ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje