Protesta/ Basha, bisedë armësh me Fevziun: Merre ti pushkën i pari, unë vij pas teje...

25 Janar 2018, 22:23Politika TEMA

Lulzim Basha e ka pervetesuar tamam thenien “mos bej siç bej une por beni siç them une”, pasi perndryshe nuk thote se sa here opozita del ne shesh kryeministri jep doreheqjen. Po me pas Gerdecit, me 21 janar, pse s’iku Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa foli për protestën e 27 janarit kundër qeverisë, theksoi se kur njerëzit dalin në shesh, kryeministri duhet të japë dorëheqje.

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ Basha u ‘perplas’ disa herë edhe me gazetarin Blendi Fevziu, teksa ky i fundit tha se protesta ka edhe forma të tjera.

Kaq mjaftoi që Basha me batutë t’i drejtohej nëse e kishte fjalën për pushkët, ndërsa shtoi se ai është për protestat me standard europian.

DEBATI

Fevziu: Protesta ka edhe forma të tjera

Basha: Ça formash? Të marrim pushkët? Merre ti pushkën i pari, pastaj unë pas teje.

Opozita ime është europiane, pasi unë mendoj se që të hyjmë në Europë duhet të dimë standardin.

Por dhe europianët kur u shkon thika në palcë, shkojnë në shesh dhe ikën kryeministri.

Njerëzit në sheh tregon se Edi Rama duhet të largohet.

Fevziu: Do ketë tension protesta?

Basha: Të iku zëri nga regjia

Fevizu: Opozita vetëm zërin ka zoti Basha

3 komente në “Protesta/ Basha, bisedë armësh me Fevziun: Merre ti pushkën i pari, unë vij pas teje…”

  1. ALPINI.
    Cyksh moj dhi.Ku e ke pare apo lexuar se po te dali opozita ne shesh Kryeministri duhet te japi dorheqien.Ne din pak matematike mazhoranca ka shumicen e votueseve.dhe po te dalin edhe ato ne proteste te mbytin me peshtyme.
    Ndersa rregullin e dorheqies kur humbet zgjedhjet jepet dorheqie nga drejtimi i partise ju nuk e njihni fare.Monika e dinte kete dhe vuri nje kryetar kukull dhe mbasi humbi zgjedhjet.Vasili dha dorheqien dhe hypi ne pushtet Monika.Keshtu ajo doli mee fituar.
    Ne kerkesat tuaja mos gaboni te kerkoni zgjedhje te reja se do te dilni organuzata partie si PD ashtu edhe LSI

  2. PETRO says:

    NUK BESOH SE E THEM ME HAMENDJE SEPSE ME KETE FJALOR AGRESIV EKSTREMIST EDHE SIKUR MOS TA KENE PERDORUR FJALEN ARME KJO ESHTE NJE KANOSJE E HAPET PER RREZIMIN E QEVERISE ME DHUNE .ME GJITHE ATE MENDOJ SE NUK DUHET NDENJUR INDIFERENT. SA TE BEJNE VEPRIMIN ME TE VOGEL TE DHUNES TE ARRESTOHEN E MOS TE COHEN NE BURG POR NE NJE RRETHIM ME TEL JASHTE TIRANES.NATYRUISHT KRYESORET NE BURG.

  3. shqip says:

    ” Une them ta vrasim . – Bravo Bepin , ti do ta vrasesh .- Une , e pse une ? E Po qepe atehere . ” Kujt i kujtohen keto sekuenca filmi , e ben vete lidhjen me kete aguridhin e shqupit buze lanes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje