Pas 11 orësh diskutime dhe debate Kuvendi ka rrëzuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër.
Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok.
Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzua në bllok me votim të fshehtë. Edhe lista me anëtarët jo magjistratë të KLP mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim duke pasur fatin e listës së parë.
Pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet duke nisur nga komisioni ‘ad hoc’.
Brenda 48 orëve duhet të mblidhet komisioni për ta bërë sërish listën, mbledhja pritet që të bëhet nesër, pasi të shtunën opozita është e angazhuar në protestë.
Nëse nuk miratohet me konsensus, kjo listë do i dërgohet sërish Kuvendit për 93 vota.
Por nëse sërish do të dështohet, atëherë komisioni ‘ad hoc’ do e bëjë për herë të tretë listën, e cila do të quhet e miratuar pavarësisht votave.
Përsa i përket listës së kontestuar nga opozita nuk do të ketë emra të rinj, 5 anëtarët që do të zgjidhen do të jenë sërish mes listës fillestare, të kontestuar nga opozita, pra në fund të procesit emrat që do të zgjidhen do të jenë të kontestuar nga opozita.
Opozita ka dalë kundër anëtarëve të zgjedhur të KLP dhe KLGJ. Sipas opozitës, 10 emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin.
PD pak ditë më parë publikoi emrat e disa kandidatëve për KLGJ dhe KLP, si dhe shkeljet e tyre, ku sipas opozitës nuk mungojnë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit apo ‘hajdutët e platformave’.
Lista me emrat qe u rrezuan ne Kuvend:
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Nga Avokatet
Arben Vani
Sokol Lamaj
Nga Profesorët
Erjon Muharremaj
Ilir Panda
Nga Shoqëria Civile
Altin Hazizaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Nga Avokatët
Kozma Jano
Floreta Gjini
Nga Profesorët
Enejda Sema
Mirela Bogdani
Nga Shoqëria Civile
Alfred Balla
Kemi nje opozite FASHISTE, ANTIREFORME, ANTISHQIPTARE, te drejtuar nga hajdutokriminelet Sali TRADHTARI dhe Like FLORIRI.