Vasili ironizon ambasadorin Donald Lu: Vazhdo zgjerimin e vrimave të rrjetës që të dalin “peshqit e mëdhenj”

25 Janar 2018, 18:22Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar ambasadorin amerikan në Tiranë në lidhje më deklaratën e këtij të fundit për “peshqit e mëdhenj”.

Në një postim në facebook Vasili me ironi thotë se i kërkon “ndjesë” Donald Lu se e paska keqkuptuar premtimin për arrestimin në janar të “peshqve të mëdhenj”.

Më tej ai shkruan se pavarësisht se u fol që do kapeshin, peshqit e mëdhenj u lanë të lirë.

“Ndjese 1000 here ipaskemi keqkuptuar ata, qe na premtuan per peshqit e medhenj.

Ata qe folen ne janar per peshqit e medhenj e kishin fjalet qe peshqit e medhenj do leshoheshin dhe jo do kapeshin.

Ndjese perseri per keqkuptimin dhe vazhdoni zgjerimin e vrimave te rrjetes se perkohshme te prokurorise, qe peshqit te dalin te gjithe dhe pa siklet.”, shkruan Vasili.

Ndërkohë jo më larg se dje ambasadori amerikan iu përgjigj akuzave të LSI duke thënë që të lënë fjalët dhe t’i fyten punës për Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës ambasadori Donald Lu përmes një deklarate theksoi se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, “në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Europian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri- tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.(TemA)

7 komente në “Vasili ironizon ambasadorin Donald Lu: Vazhdo zgjerimin e vrimave të rrjetës që të dalin “peshqit e mëdhenj””

  1. shkodra says:

    S’ke faj Vasil Petriti, je edukuar ne kohen kur amerikanet ishin “imperialiste” dhe keshtu, te rrezikshem per Shqiperine. Edhe sikur te duash ti, nuk çbëhesh më, do mbetesh antiamerikan.

  2. Genti35 says:

    Epo kur ben dhe ti te zgjuarin, kur ben dhe ti ironikun. Ti je nje budalla qe sdi te lidhesh dy fjale. E di cfare je ti? Ti vetem mi halesh je.

  3. Shtrengoje fort Vaso says:

    Ec aty kufoma mumje e Monika fshatares i jep mend politikes USA. Ktheu ne fshat te kullosesh lopen o derdimen i kafshes Kryemadhi

  4. adi says:

    amerika
    nuk duhet ti lere gjate ambasadoret ne shqiperi
    sepse marin ca zakone te politikes shqiptare
    si ky Lu_ja qe eshte legenosur me shume gjera po qe i vuri vulen me kete deklaraten e peshqve te medhenj brenda janarit.
    nuk e di si mund ky ambasador te dali me e te thote ndonje fjale para shqiptareve.
    sidomos per drejtesine.
    apo vari leshte thote edhe ky pune shqiptaresh kur tallin trapin politikanet pse mos te tallem edhe une qe jam amerikan.

  5. vl says:

    Ta hapi sa te doje Luja, aq se e ke koken ti me Liken prap sdilni dot

  6. spartaku says:

    E ku mere vesh Petrit Vasili,ky injorant nga keshillat qe i jep Ambasadori i Amerikes.Ai dhe shpura e tij LSI-ja jane mosmirenjohes.Ata q uajne vehten mbi Ameriken,mbi Europen,mbi popullin shqipetar,se jane kafshe pylli.Kaq budallenj nuk i gjen dote ne bote.Te gjithe mendojne se si te komunikojn mire me Ameriken dhe Europen,keta barinj dhish shkojne ne te kunderten e rruges se njerzimit.Per koken e tyre e kane.

  7. Izeti says:

    O ZOT kur ben ironi ky palacoja,ky servili I peshtire qe ngeli duke u jargavitur mbas brekeve te Mule.Kokemadhit dhe.Like Floririt. Ik ore se nae e shpife hajvan plak,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje