Agron Duka: I bëj çdo lloj oferte Blushit për t’u kthyer në politikë (por ai do zyrtarizohet tek TCH shumë shpejt)

25 Janar 2018, 19:12Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ka bërë një ftesë publike Ben Blushit për t’u përfshirë në politikë.

Gjatë një interviste në News 42, Duka u shprehu keqardhje për largimin e Blushit nga politika.

“Unë do isha i gatshëm t’i bëj çdo lloj oferte Blushit.

Kam shpresë së në të ardhmen ai do të rikthehet sërish në politikë.

Edhe nëse bëhet ndonjë pol i tretë politik, besoj Blushi do jetë një nga ata persona që do të na japë mendim për organizimin e tij”, tha Duka.

Një javë më parë Ben Blushi vendosi të tërhiqet përfundimisht nga politika, pasi shqiptarët nuk arritën dot ta kuptonin atë.

Pas largimit nga politika, shumë shpejt pritet që ai t’i hyjë një rruge tjetër, asaj të gazetarisë, të cilën e braktisi pikërisht për politikën.

Blushi raportohet se do të drejtojë Top Channel dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.(TemA)

1 komente në “Agron Duka: I bëj çdo lloj oferte Blushit për t’u kthyer në politikë (por ai do zyrtarizohet tek TCH shumë shpejt)”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Me kujtpohet o Goni,kur ishit te dy ministra ne qeverine e Nanos,kur e sulmuan fizikisht kete bilbilushin per korupsion,ti i “vetem” u vure “gjoksin dhe e mbrojte.Ja dhe tani po ben te njejten gje,po I ofron dhe partine….
    Cudi!Nje sacrifice e madhe kjo,nuk e kuptoj kete zemergjeresi tenden per kete palace dhe jo politikan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje