Zbardhet revolta e gjyqtarëve: Ja përplasjet me ministren Gjonaj në KLD-në e drejtuar nga Ilir Meta

26 Janar 2018, 09:14Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Edhe pse reforma në drejtësi ka hyrë në fazën e zbatimit dhe nga dita në ditë pritet të fillojë vettinu, në pjesët e mbetura të sistemit vazhdon përplasja mes sistemit të ri me atë të vjetër.

Siç mësohet, në mbledhjen e djeshme të KLD-së që drejtohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka pasur debate të ashpra ndërmjet ministres së Drejtësisë dhe anëtarëve.

Debati është bërë për të shpëtuar apo për të dënuar një numër gjyqtarësh që kishin marrë masa disiplinore nga dy ish-ministrat, Ylli Manjani dhe Nasip Naço. Ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kishte propozuar shkarkimin e 10 gjyqtarëve dhe masa disiplinore ndaj tre sosh. Por KLD vendosi rrëzimin e propozimeve të saj për shkarkim.

Ministrja Gjonaj akuzoi KLD-në se me qëllim nuk ka marrë në shqyrtim kërkesat për masa disiplinore, duke e lënë pezull për 6 muaj. Ajo mësohet se ka sulmuar direkt Presidentin e atëhershëm, Bujar Nishani, i cili ishte kryetar i KLD-së.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, edhe pse e ka mbaruar fuqinë e tij ligjore, po qëndron në fuqi si i “komanduar”, ngaqë nuk është ngritur ende Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në një farë mënyre po përplaset sistemi i vjetër me të riun, që gjyqtarët e propozuar për shkarkim dhe masa disiplinore të shkojnë përpara vettingut pa u “njollosur”.

Ditën e djeshme mësohet se Presidenti Meta nuk ka hyrë ne debatin e palëve por vetëm e ka moderuar atë. Pjesëtarët e KLD-së që vijnë nga gjyqësori, e kanë kundërshtuar ashpër ministren e Drejtësisë, duke thënë që e gjitha është një montaturë politike.

Kjo revoltë e gjyqtarëve të sistemit është një rizgjim i çuditshëm i organit që drejtohet nga Ilir Meta, që i çon një mesazh të fortë mazhorancës por edhe ndërkombëtarëve, që kërkojnë një tronditje në sistem. “Deri tani nuk mund të ndryshoni njerëzit”, duket se është mesazhi i koduar i Metës.

Pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu duke folur në Zërin e Amerikës dërgoi një sinjal të prerë për atë pjesë politike që nuk pranon reformën në drejtësi.

Pas fjalës së Donald Lu-së, rebelimi i gjyqtarëve është edhe prova se kjo luftë jo vetëm nuk ka mbaruar, por duket se do të bëhet deri në momentin e fundit…

6 komente në “Zbardhet revolta e gjyqtarëve: Ja përplasjet me ministren Gjonaj në KLD-në e drejtuar nga Ilir Meta”

  1. Hoho says:

    Fuck metes. ..me kurve monike

  2. Spartaku says:

    Sa me pare Ilir Meta duhet te hiqet si president,se ai ka per te dal si pengesa kryesore per reformen ne drejtesi.Ai nuk e do reformen pasi eshte i zhytur ne krime bashke me Berishen e Bashen,dhe po kordinojne metodate e punes se tyre nen rrogoz.Mos prisni nga Meta qe t’u ndihmoi,perkundrazi ai do t’ju pengoi.

  3. Genti says:

    I eshte varur ne qafe freri i Drejtsise Metes ashtu sic mund ti varen ujkut zorret e qingjit ne qafe. Pasunaret e “Demokracise” te kryesuar nga Berisha e pasuar nga Meta duan me c’do kusht ti vene shkopinj ne rrota reformes ne Drejtesi qe te shpetojne hajduterine bere per 25 vjet rresht permes abuzimesh kriminalemepasurine publike. Aleanca e hajduteve eshte bashkuar pa dallim feje ,krahine dhe ideje kunder interesave evropiane te vendit. Neser ata duhet ta marrin vesh se nuk u shkon njeri pas pervec interesaxhinjve dhe bythlepiresve pushtethumbur.

  4. Eralda Kurti says:

    Kto jane perpjekjet e fundit te sistemit te vjeter qe nuk duan ndryshimin. Mire per vete po bejeni per femijet tuaj more qe do ti zeri si cark ky sistem i kalbur qe keni ndertuar.

  5. Toni says:

    Sa te jet Meta dhe Gjin Gjoni ne KLD normal do ndodhin nga kto gjera

  6. Ers says:

    Normal shikoni se kush ben revolt kundra reformes ne drejtesi, 2 njerez qe jane direkt ne burg nqs behet reforma se e kane shkelur ligjin me te dyja kembet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje