Akademiku i njohur Apollon Baçe deklaron se do marrë pjesë në protestën e të shtunës duke qenë prezent në bulevard.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe tha se në këtë situatë që është vendi, çdokush duhet të shkojë në protestë dhe sipas tij, edhe vetë ai do jetë atje.
“Jemi në kufijtë që e kemi humbur edukatën e protestës dhe kjo është e papranueshme.
Personalisht kam vendosur që do të jem në orën 12.00 në bulevard si pjesmarrës në protestë dhe besoj se çdokush që e ndjen dhe kupton nga kjo situatë që ndodhet vendi, duhet të bëjë kështu”, tha akademiku Baçe.
Por Baçe shkoi më tej teksa artikuloi arsyet e pjesmarrjes në këtë protestë.
“Unë do shkoj atje për të protestuar ndaj kryeministri Rama, por edhe ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Protestën duhet ta bëjë populli dhe jo partia, dhe unë do marr pjes në protestë ndaj politikës” sqaroi Baçe.
Një nga argumentet që akademiku dha ishte ikja masive e qytetarëe .
“Dakord, qytetarët janë të pakënaqur ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, por qyetarërt janë të pakënëqur edhe ndaj kryetarit të opozitës Bashë, dhe për këtë arsye largohen nga vendi.
Nëse Basha do të ishte shpresë për ata qytetarët, nuk do iknin nga vendi.
Ata ikin se nuk kanë asnjë shpresë” tha ai.
Pikërisht kjo, sipas Baçes do të përbënte çelsin e suksesit të kësaj proteste.
“Nëse do jetë një protestë qytetare do të quhet e suksesshme, nëse jo, ajo do jetë e pasuksesshme” konkludoi akademiku Baçe.
Ndërkohë gjatë emisionit zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se sot do të bëhet e ditur se kryeministri Rama ka urdhëruar që administrata ditën e shtunë nuk do ta ketë ditë pushimi, por do jetë në punë në një orar 08.00 deri në 16.30, si një ditë të zakonshme.
Zhupa e lidhi këtë me frikën që Rama ka se mos administrata merr pjesë në protestë.
Gjithsesi, zyrtarisht nuk ka një njoftim lidhur me këtë informacion që dha zëdhënësja e Partisë Demokratike.(TemA)
O Bace, pse per kete arsye do te shkosh ne proteste? Mos na cudit. Ti gjithmone ke qene ne sherbim te Sali Berishes, qe ditet e para te ardhjes se tij ne pushtet e tani. Kush te beri akademik? Nuk kishte te tjere profesore te nderuar, me te mire e me to zot se ty, qe e meritonin te ishin akademike? Pastaj ti gjithmone ke qene ne opozite me Edi Ramen, qe kur nenshkruaje ato peticionet e famshme kunder tij. Ne fakt, si akademik, duhet te rrish jashte politikes, nuk ke pse u afrohesh partive, cilesdo prej tyre. Bej ate punen shkencore qe te takon e sherbeji vendit me punen tende, kontribuo qe te pakten t’i riktheni Akademise se nderuar emrin dinjitoz qe ka pasur.
TE FLASI NJE AKADEMIK, PER LARGIMIN E QYTETAREVE NUK ESHTE NORMAL . NE DEMOKRACI QYTETARET EUROPIAN LARGOHEN NGA VENDET E TYRE , SEPSE JANE TE LIRE TE JETOJNE DHE TE PUNOJNE KU TE DESHIROJNE ATA . GJERMANET , AUSTRIAKET ETC … LARGOHEN CDO DITE NGA ATDHEU I TYRE . POLAKET, CEKET , SLLOVENET , RRUMUNET PUNOJNE NE EUROPE . PERSE BEHET KAQ TRAGJIKE LARGIMI I SHQIPETAREVE . NESER KUR SHQIPERIA TE JETE NE EUROPE , SHQIPETARET DO TE LEJOHEN TE JETONE DHE PUNOJNE KU TE DESHIROJNE . KJO ESHTE LIRIA E GLOBALIZIMIT , Z. AKADEMIK .
Kjo ikja e Shqiptareve eshte kthyer ne arme qe perdoret per qellime politike.Problemi i emigracionit eshte shume kompleks.Banoj ne veri te Italise dhe deri para 10 vitesh punoja ne Itali per 1500 euro.Duke qene afer kufirit me Zvicren per te njejten pune me afronin 3300 franka afersisht 3100 euro.Duke llogaritur 200 euro shpenzime me teper karburant dhe autostrade me ngeleshin te kurseja me shume.Me thoni Ju qe ika prej qeverise (as jam i interesuar per politiken) apo interesit personal.Mjeket qe largohen drejt Gjermanise.Se mos nuk moren 1000 euro rroge ne Shqiperi ata dhe ikin per 2000 ne Gjermanmi qe kane dhe shpenzime te tjera dhe jeta eshte me e veshtire,shto dhe ate qe tu japin dhe femijeve me shume perspektive.