Protesta e nesërme do të ketë një skenar dhune nga mbështetësit e LSI-së?

26 Janar 2018, 12:08Politika TEMA

Autoritetet kanë parashikuar një sërë masash për protestën e opozitës, që do të zhvillohet të shtunën në Tiranë. Kështu, burime zyrtare sqarojnë se për mbarëvajtjen e kësaj proteste që do të nisë në orën 12:00 do të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, Forcat Shqiponja, FLO dhe FNSH. Pranë vendit ku do të mbahet protesta do të stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Më tej, policia thotë se nga informacionet e marra pritet që protesta të ketë një skenar dhune nga mbështetësit e LSI-së, raporton TV Klan.

Një një njoftim për mediat sqarohet se parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga Drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë që do të infiltrohen brenda protestuesve. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra.

Masa ka marrë edhe Policia Rrugore.

Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do të stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me Kryeministrinë.

Janë marrë masat dhe për sigurimin e institucioneve në bulevard. PD ka marrë leje nga Policia e Tiranës për një protestë 4 orëshe, e cila nis në orën 12:00 dhe përfundon në orën 16:00.

Është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë, ndërsa vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës.

10 komente në “Protesta e nesërme do të ketë një skenar dhune nga mbështetësit e LSI-së?”

  1. Lond says:

    Per cfare bohet e gjith kjo per breket e moniqes dhe lulaqes

  2. Opa says:

    Mut do hane …si perhere. .

  3. liu says:

    popull budalla te shpetoje hajdutet

  4. Genti says:

    Mona dhe Liri do mundohen te ruajne me c’do kusht pasurite e vena me “djerse” ne vitet e “Demokracise” e per kete arsye nuk ekane per gje ta djegin vendin ashtu sic ka bere edhe aleati i tyre i para 4 viteve gjate qeverisjes se tij bashke me Lulushin. Eshte fatkeqesi qe njerezit nuk e kuptojne se kujt po i shkojne pas. Nese ka nje arsye qe qytetaret te ngrihen ajo eshte hetimi i pasurise se politikaneve dhe venia e tyre para drejtesise. Nuk ja vlen te shkaterrojme vendin e te sakatohemi per hajdutet me cizme e kollare te politikes. Digjni makinat luksoze te politikaneve dhe bastisuni vilat luksoze se i kane bere me djersen tone. Kur qytetaret te ngrihen vete kunder korrupsinit dhe abuzimit te politikanve,gjykatesve dhe “sherbetoreve” te tyre publike atehere ka per tu vendosur Demokracia e vertete dhe drejtesia ne vend. Me protesta te drejtuara nga politikanet nuk bejme gje tjeter por bejme vetem rrotacion hajdutesh me kollare d.m.th kollarexhinjsh qe na kane rrjepur gjithe keto vite.

  5. Kellira says:

    Sigurisht do te jete e dhunshme pasi LSI e votojne vetem ata qe nuk i merr njeri ne pune.
    Do bejne si shtaze per buken e gojes qe iu jep Likja me Monin.
    As kam dyshim per kete.

    1. Kripa says:

      Bera ca muhabet me dy zoteri qe ankoheshin e nuk gjenin qetesi. Jemi mesuar di soj tha pleshti te fleme nden shale. Ma ka enda te fle nja dy tri net te mona ska gje qe mund te jen fhe me zhul e ere. Eshte ne nstyren e moden tone ashtu na pelqen. Por dua me shume te heq kuriozitetin kush ben vizita naten api diten ne ste lugine. Dhe keshtu vrnfosen qe te dy shoket pledht e morr. Te shohim a fo te kthehen nga vizita turistike e tyre.

  6. tir says:

    Protesta e krimineleve qe nuk duan drejtesi. Monika nuk ka cfare ti beje gomarit( Metes) do qe t’i bjere samarit(KM). ,keshtu e tha ( fajtor eshte Meta), por ne di shohim film o film,. Ne fund do themi: O CU KENAQEM!

  7. Franci says:

    Mona e keni kot gjithshka ka marr fund tashme .Nuk i shpetoni reformes ne drejtesi ti Iliri, Luli dhe miku qe keni dobesi burre e grua k/ krimineli Sali Karaxhixh.

  8. Izeti says:

    Do tentoje monstra Monika Kokemadhi ,se e di hallin qe e ka.zene.bashke me Lulushen dhe dy ata « ustallaret» oo si perfundim nje mut do hane. Populli nuk eshte bagti. I njef mire vrasesit dhe.hajdutet ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje