La Liga/ Reali poker ndaj Valencias

27 Janar 2018, 18:28Sport TEMA

Reali ka marrë pikët e plota në transfertë kundër skuadrës së Valencias.

Fitore për moral, për të rritur vetëbesimin dhe për të ngritur kokën lartë, kështu konsiderohet kjo e Los Blancos në Mestalla.

Pas eliminimit nga Leganes nga Copa del Rey, Real Madridi fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Valencias.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola nga penaltia në këtë ndeshje, ndërsa dy të tjerët i realizuan Marcelo dhe Kroos.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Santi Mina.

Reali ka grumbulluar 38 pikë pas kësaj fitore, dy më pak se Valencia në pozitën e tretë dhe 16 më pak se Barcelona, që nesër në Camp Nou pret Alavesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje