“Blic”-i serb: Putin e ka gati njohjen e Kosovës, nis ftohja Beograd-Moskë

28 Janar 2018, 09:29Rajoni TEMA

E përditshmja më e madhe e Beogradit Blic ka shkruar se Rusia e ka gati njohjen e Kosovës dhe pret vetëm një sinjal nga ana e SHBA-së si kompromis për Ukrainën.

Blic citon Mary Deevsky nga Instituti Mbretëror Britanik, i cili thekson se “Putin e mban Kosovën si peng për ta shkëmbyer”.

Kjo është hera e dytë për disa muaj që në qarqe kaq të larta flitet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Rusia. Në shtator të vitit të kaluar, Vladimir Putin barazoi Kosovën dhe Krimenë, duke kritikuar Perëndimin që sipas tij respekton vullnetin e popullit në një vend dhe nuk e bën për një vend tjetër.

Beogradi nuk ka shumë konfidencë me Moskën kohët e fundit, por Serbia ka nevojë për Rusinë për ta ndihmuar ndërkombëtarisht.

Ndërkaq, Blic shtron pikëpyetjen se pse në Serbi besohet teza se “rusët janë më serbë se ata vetë”.

Dhe vazhdon më tej duke cituar politologun e njohur Neven Cvetiçanin:

“Rusia në Serbi deri tani ka hapur rreth 70 qendra të ashtuquajtura kulturore dhe një qendër të ashtuquajtur humanitare në Nish, e cila më shumë është bazë e spiunazhit ushtarak se sa qendër humane. Rusia e ka blerë kompaninë më të madhe të naftës në Serbi “SrbijaGas” për vetëm 400 milionë euro, kurse vlera e saj ishte rreth 4 miliardë euro. Rusia vetëm për propagandë në Serbi ka investuar rreth 1.8 miliardë, si në gazeta, agjenci të ndryshme informative, portale, televizione, shoqata joqeveritare etj. Rusia deri më tani në Serbi nuk ka hapur asnjë fabrikë, asnjë serb nuk punon në ndonjë firmë ruse, por shumica e tyre punojnë në shtetet e Europës, SHBA dhe shtetet tjera”.

Blic vazhdon më tej se “Rusia gjithmonë Serbinë e ka shfrytëzuar si trampolinë të përshtatshme për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë mē shumë e ka bërë shtet Europa sesa Rusia. Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999 gjatë bombardimeve të NATOsë. Asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”.

E përditshmja më e madhe e Beogradit, duke krahasuar kontributet e BE-së dhe Moskës, thekson se “Europa në Serbi ka investuar shumë. Po të mos ishin investimet europiane ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh.

Vetëm 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Europa çdo ditë fabrika të reja, por edhe punëson serbë të shumtë”.

Politologu Cvetiçanin thekson në elaborimin për Blic-in se Putin në një bisedë me partnerët e tij perëndimorë  ka thënë se “Unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam president i Rusisë“.

Ndërkaq, historiani Srgjan Cvetkoviç,  thotë se në politikë zbatohen ligjet e interesit dhe se kush është më shumë mik apo armik.

“Është e vërtetë se është një vend sllav dhe ortodoks që është më afër nesh sesa disa demokracitë perëndimore. Por fuqitë e mëdha si Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar kanë provuar të udhëhiqen nga interesat e tyre.  Politika duhet të shihet si një tabelë shahu. Forcat e mëdha, për hir të përfitimit të mundshëm, shpesh sakrifikojnë ushtarët për të shpëtuar mbretëreshën”, thotë Cvetkoviç.

Blic shkruan se ka mësuar se për Krimenë apo çështje të tjera botërore, Rusia mund t’i bëjë një koncesion Amerikës për Kosovën. Dhe flet për kohë të afërt… /tesheshi.com/

5 komente në ““Blic”-i serb: Putin e ka gati njohjen e Kosovës, nis ftohja Beograd-Moskë”

  1. Viro says:

    Para disa ditesh hidhej ideja e njohjes se Kosoves si shkembim me Republiken Sebska. Kjo e sotmja duket me e pranushme, Jo sepse veprime te tilla percaktohen nga te medhenjte por dhe vet Rusia eshte me e intetesuar per keto njohje sesa per Republiken Serbska, cka do e lironte edhe nga izolimi I madh nderkombetar.

  2. Epo kjo pune says:

    urdhero, 5 miliard ne 10 vjet, cfare ka investuar BE tek ne, hic! A ka dy kute sepse serbia nje dreq si ne eshte por po e mbajne me pahir

  3. shushica says:

    Eshte normale ,Putin qe mund te akuzohet per shume gjera por megjithate si politikan qe mbron interesat ruse eshte shume i afte ,mund te beje levizje te ndryshme ,mjafton qe te realizoje objektivat e tij Dhe kryesorja per Rusine mbetet sigurimi i nje zone kuzhinete midis Rusise dhe Natos .Ne kete kuader ,duke qene realiste ,midis Kosoves dhe Krimese ka disa paralele te cilat Putin mund ti shfrytezoje .Gjithesesi krahasimi ka diferenca te medha.Kosova eshte shqiptare ,pra nuk elidh asgje me sllavet e jugut .Krimea eshte sllave ,por e vone ,pasi me pare ishte tartare.Gjithesesi ,edhe ruset dhe ukrahinasit jane sllave .Por dihet qe ishte Hrushovi ,si ukrahinas qe ja shkeputi Rusise dhe ia dha Ukrahines ne vitet 50..te.Megjithate kjo ishte me shume nje ndarje teritoriale ,ne kuader te nje shteti .Dhe kur ndodh nje shperberje e nje shteti shumekombesh ,eshte normale dhe e drejte qe cdo popull te vetvendose per te ardhmen e tij .Keshtu qe shkeputja e Kosoves nga ish jJugosllavia duhej te ishte veprimi i pare politik ,mbasi vetem Kosova nuk ishte sllave dhe ishte plotesisht ne te drejten e saj .Por edhe Krimea kishte te drejte te zgjidhte fatin e saj .Ne kete kuader Putin,si nacionalist ,nuk ka se si te mendoje me shume per disa mijra serbe ne Kosove dhe te lere pas dore miliona ruse te mbetur jashte Rusise ,mbas shperberjes se ish BS.Duhet pranuar se analiza e Blici..t eshte realiste.Serbia nuk mund te futet ne BE pa njohur Kosoven.BE nuk mund te peresrise gabimin qe beri me Qipron .Ne se Serbia nuk njeh kufirin me Kosoven si kufij midis dy shteteve sovrane atehere eshte e papranueshme qe ajo te behet pjese e BE.

  4. agroni says:

    Putin esht nje Politqar,qe ha me dy lug! Putin,te frenoj rritjen e Anitgjermanizmit ne Rusi! Antigjermanizmi eshte sot problemi me i madh qe ka kapluar Boten! Magjistari putin,nje ish spijun i rendomt ne Lindje,u fryn ererave te antigjermanizmit,dhe pretendon te ripushtoj kte Vend! Gjermanet nje Popull i vogel,me rreth 55 miljon Banor(aq llogaritet numri i Banoreve te Popullit Gjerman,ne Europe,!),gjinden sot ne fokus te urrejtjes se paprecedent qe njeh Njerezimi! Pretendimi te shuhet ky Popull,do te pesoj fiasko,dhe antigjermanizmi,do te mbulohet me urrejtjen qe vet e ka mbjell,per te korr bumerangun ,qe hodhi ashtu kot ne hapesire! Por Putin ka mundesi te tregoje,se urrejtja mund te largohet,duke kerkuar falje per nxitjen e ksaj urrejtje.

  5. Flm says:

    Ky artikull eshte nje pergjigje per Majmunat Arnaut, qe kane kaq kohe qe thurin intriga dhe peralla per “gogolin Rus” ne Ballkan.
    Mos harroni dhe vrasien e dyshimt te Ivamovicit, qe akuzonit Rusine.
    Sa “jasht” bini gjithmon ne vleresime o tru-shpelar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje