Ministrja Xhaçka, vizitë zyrtare në Turqi: Mbështetje maksimale për trajnim, arsimim dhe modernizim

26 Janar 2018, 11:38Rajoni TEMA
Ministrja Xhaçka, vizitë zyrtare në Turqi: Mbështetje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë dyditore në Ankara, me ftesë të homologut të saj, ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Nurettin Canikli.

Ministri Canikli e priti ministren Xhaçka me truprojë nderi dhe ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Në takimin e ministres Xhaçka me homologun e saj turk, veç marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve, u diskutua edhe për bashkëpunim dypalësh në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka e falënderoi homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen e Turqisë për Forcat e Armatosura shqiptare, kryesisht sa i përket modernizimit, arsimimit ushtarak, kujdesit shëndetësor, por edhe stërvitjeve.

Pas takimit me ministrin Canikli, Xhaçka vlerësoi klimën e mirë të bisedimeve me homologun e saj turk, i cili ofroi gatishmërinë e të plotë të vendit të tij për mbështetjen e mëtejshme të Forcave tona të Armatosura.

Diskutuam lidhur me bashkëpunimin aktual ushtarak për trajnim, arsimimin e përbashkët. U dakordësuam për mundësitë e shumta, të cilat do eksplorojmë dhe mora mbështetjen maksimale nga kolegu im Canikli për plotësimin e çdo kërkese nga Shqipëria.

Edhe për modernizimin e FA gjeta mbështetjen maksimale për çdo projekt, i cili do të gjykohet i nevojshëm për t’u zhvilluar. Me homologun turk pata veçse dakordësi për të zhvilluar kapacitet ushtarake. Trajtimi mjekësor i personelit ushtarak në Turqi do të vazhdojë dhe do të shtohet për të plotësuar të gjitha nevojat shëndetësore mjekësore, të cilat nuk i përmbushim dot në Tiranë.”- u shpreh ministrja Xhaçka, e cila takoi edhe studentët shqiptarë që studiojnë në akademitë ushtarake turke.

Xhaçka u uroi suksese studentëve shqiptarë dhe u shprehu atyre rolin dhe rëndësinë e tyre brenda Forcave të Armatosura, sapo ata të përfundojnë studimet.

U konfirmova studentëve tanë që shkollohen në akademitë ushtarake turke që, do të vazhdojnë të jenë ndër shembujt e mirë të disiplinës dhe profesionalizmit dhe presim prej tyre që të vijnë dhe të bëhen pjesë solide e piramidës sonë ushtarake.”– tha Xhaçka.

Në vijim të vizitës së saj, ministrja Xhaçka vizitoi disa fabrika të industrisë ushtarake dhe u njoh nga afër me mjetet, pajisjet dhe armatimet që prodhohen aty.

Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë u prit në takime të veçanta nga ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura turke, gjeneral me katër yje Hulusi Akar.

Në takimet me zyrtarët e lartë turq, ministrja Xhaçka diskutoi për çështjet e interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Pjesë e vizitës zyrtare të ministres Xhaçka, ishin edhe homazhet dhe vendosja e një kurore me lule në Anıtkabir, Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk.

6 komente në “Ministrja Xhaçka, vizitë zyrtare në Turqi: Mbështetje maksimale për trajnim, arsimim dhe modernizim”

  1. JIM says:

    foto te bukura ;;;;;; sa arme te dhane ;;lloqe koti ;;;;;; po te filloje lufta neser me serbin ;;; skemi as nje arme per tu mbrojtur ;;;;;; prandaj ;;e zgjuar ;;;ministre na fol per konkrete ;;;sa arme do te blini per shqiperine kosoven ;se ;;;apo ;;bla bla bla ;;;

  2. Flm says:

    Figura kombetare e Turqis eshte Qemal Ataturku, ku te gjithe “byth-lepiresat” Arnaut detyrohen te vizitojne dhe te vendosin kurore ne Mauzelumin e Ataturkut.
    Kurse figura kombetare e Shqiperise eshte Skenderbeu (me gjithe perpjekjet e Arnautve Islamik qe te bejne Ismail Qemalin).
    Z. Rama ….per deri sa flet per Reciprocitet me fqinjet, dhe tregon nje profil atdhetari te pa trembur, dhe te pa komprometuar, a ke “koqe” te detyrosh ministrin e mbrojtje Turk, kryeministrin ose presidentin Turk qe te vendos kurore ne monumentin e Skenderbeut, duke ju kujtuar qe kemi dhe vitin Jubilar te Heroit tone Kombetar.
    Pergjigjia eshte e qarte si Diell ….. Jooooo e keni te pa mundur dhe qe ta mendoni, e jo me ta hidhni si tem diskutimi, se jeni sherbetor besnik i Erdoganit, je i nenshtruar totalisht.

  3. Flm says:

    Z. Xhacka, Shqiperia as nuk eshte rezikuar e as nuk rezikon Ushtarakisht nga as edhe nje shtet, garant nder shekuj ishte Europa, qe ma krijoj nga “hiri i flakes qe i ndezem vetes”.
    Nuk ka rrezikuar as ne 1913-en (ku Europa dhe Austo-hungaria na krijuan nga Zerua), as ne 1940-n, as ne Komunizem, as ne 1990 (qe ishim totalisht te falimentuar ekonomikisht, moralisht dhe kombtarisht) dhe as ne 1997 qe u kthyhem perseri 10 vite pas.
    ….
    Ne te gjithe keto etapa qe permenda me siper e vetmia gje qe rrezikohej Ekzistentalisht ishte influenca Otomane dhe ajo Islamike, frika e Anadollakeve e ritjes se bashkpunimit dhe Integritetit me Perendimin dhe Europen
    ……
    Ky rrezik i Tmeron Turqit dhe Turk-Arnautet e brendshem.
    Ja perse Turqia behet “tapet qe ta shkelesh” kur eshte ceshtja per bashkpinim Ushtarak, per bashkpunim “kulturor”, “arsimor” dhe Fetar.
    ….
    Hapini syte dhe gojen o Gazetar, Politikan, Patriota…., perse fshiheni dhe beni sikur nuk ekzistoni.
    Ky eshte reziku Esencial i Shqiperise dhe Ballkanit.

  4. Marku says:

    Eshte fatkeqesi qe disasteri I mbrojtjes udhehiqet nga njerez pa pike ambicje dhe krenarie kombetare.
    Asgje personale ndaj zonjes Xhacka , por duket se nje nder kerkesat qe I paska shtruar homologut te saje turk eshte trajnimi I personelit mjekesore, jam shume I bindur se kerkesa tjeter do te kete qene trajnimi I zjarrfikesve dhe I personelit te oficines ushtarake. Se persa I perket paisjes me artileri te rende, rraketa , helikoptere gjuajtes
    Avione ( produkte te cilat Turqia I prodhon) as qe behet fjale te permenden nga perfaqesuesit dordolece dhe pa vizion te shtetit shqipetare. Forcave te armatosura shqipetare I mungon nje vizion I qarte zhvillimi, sepse personat qe e keshillojne shtetin shqipetare dhe ministrine e mbrojtjes nuk e kane nevojen urgjente per nje zhvillim te shpejte te kapaciteteve ushtarake shqipetare sepse nuk Jane shqipetare. Eshte turp qe nje komb nder me luftaraket ne bote te kete nje ushtri e cila si si armet me te medha ka automatikun dhe mortajen.

  5. Shqiperi says:

    Meqe paskeni diskutuar per arsimimin e perbashket.Dhe trajnimet e perbashketa. Besoj se duhet te keshe folur edhe per ca ufo qe banojne ne nje vend te quajtuar Mirdite. Ato kane nevoja imediate per asimim dhe edukim. Ata duhet te pershtaten patjeter me jeten e planetin tone Toke.Pasi sistemi arsimor dhe edukues i Enver Hoxhes deshtoj me to. Po ashtu dhe sistemi i pas diktatures deshtoej gjithashtu ti beje njerez dhe te sillen si njerez. Prandaj Turqia si vend mik dhe aleat i perhershem dhe strategjik duhet ti marri ti fusi neper aeroplane dhe ti coj andej nga Anadolli ose Stambolli qe ti qytetroje pak. Do ja dinim shume per nder.

  6. Andi says:

    Bravo brezi i ri i ushtarakeve tane. Ashtu si stergjysherit e juaj shqiptare osmane dje,qe shkolloheshin, ne po ato shkolla ,qe ju po shkolloheni sot.Ashtu dhe ju te vazhdoni traditen e hereshme Osmane e cila, na ben krenare dhe na ben njesh po me popuj te tjere ,qe shkojne e studiojne ne Turqi . Te cilet dhe ato porsi ju vijne nga ish vende te krahinave osmane.Larg nga Europa perendimore qe nuk u ngop me gjak shqiptari. Dhe coptimin e trojeve shqiptare.Larg nga BE-ja e cila sdon bashkimin e trojeve shqiptare.Kurre mos e tradhtoni traditen e Perandorise Osmane. Kurre mos shkelni mbi gjakun e stergjysherve tuaj osman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje