“Kosova është një kauzë e humbur. Është dashur që këta njerëz (serbët) të mësohen me kohë që Kosova është e humbur, siç ka thënë edhe Dobrica Qosic.
Çfarë Kosove serbe? Si ju mund ta imagjinoni Kosovën në Serbi? A mund ta imagjinoni një komunë në Serbinë qendrore dhe Vojvodinë me kryetarin shqiptar?
Nuk mundeni, natyrisht, as unë”, tha ish- kreu (për tre mandate) i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), Nikola Hajdin në një intervistë për “Nedeljnik”.
Sipas tij, interesi serb është që nga Kosova të nxirret aq sa është e mundur.
“Dhe kjo është për të ruajtur serbët që kanë mbetur të jetojnë në Kosovë dhe objektet fetare, si dhe trashëgimia kulturore dhe ajo e Kishës Ortodokse Serbe të merret nën mbrojtje ndërkombëtare”, kontaton Hajdin.
Ai shton se “Kosova ka gjithsej 100,000 serbë, duke përfshirë ata serbë të Kosovës që jetojnë në Terazije (Serbi) dhe që shkojnë në Prishtinë”.
“Pra, 100,000 serbë mund të marrin aq shumë të drejta që u përkasin në raport me dy milionë shqiptarë. Ne nuk mund të presim diçka më shumë”, tha Hajdin.
Ai vuri në dukje se shqiptarët “dëbuan” serbët nga Prishtina, Prizreni, Gjakova.
“Çka do të thotë atëherë territori për ne kur nuk ka serbë atje? Nuk ekziston një vend në Evropë ku një shumicë e njerëzve jetojnë atje, por që vendi i përket një populli pakicë.
Për fat të keq, ky është një realitet i hidhur dhe fakt i gjallë. Në Hungari, kryesisht jetojnë hungarezë, në Poloni polakët përbëjnë pjesën më të madhe të popullit, sikurse shqiptarët në Kosovë. Dhe ne kurrë nuk mund t’i bëjmë ata serbë”, konkludon Hajdin.
Serbet vrane plackiten dhe dogjen shtepite shqiptare me sigurine se ska kthim per ta por lufta dha efktin e kundert shqiptaret u krhyen
Nuk eshte e vertete qe serbet u debuan ata iken para se ktheheshin shqiptaret ngelen vetem ata qe nuk kishin duart me gjak
Njeri hajdini tjetri qosja (qosic) qe te dy gjak shqiptari por sot akademike serb ky eshte raliteti i gjakut tone
Kjo eshte Demokraci o vella…. flet Akademiku ne mes te Beogradit dhe ka popull qe e degjon dhe mendon.
Ato te verteta qe tha Akademiku i perkasin realitetit me kriter shumicen.
A mund te flasi ketu ne Shqiperi nje Akademik per te shkuaren e Kosoves me kriter Fen dhe Kulturen qe kishte dikur Kosova dhe ate qe ka Sot si pasoj e Koloneve Turq qe vendosen ne ato troje martre te Krishtera.
Jooooo e pa mundur, se do te ngrihen “papagajt” Turk-Arnaut te te bejne moral, te te mesojne nje histori perverse te sajuar ne metrat e tyre.
Ja pra kjo tregon qarte se sa shume mbrapa Serbis jemi si popull dhe si Komb, ne qe sot pretendojm Europen.
“Hajdin” mbiemer i paster serb, lol
Hajdin (Ayden) eshte turqisht per fjalen “mengjes”. Mbetur nga koha kur “turistet” turq pushtuan popujt e Ballkanit…
Agjentet serbe i gjen gjithandej neper Shqiperi dhe Kosove. Arsyeja reale qe Kosova eshte e shqiptareve vjen nga historia mijvjecare. Eshte nje popull i ndare ne disa shtete qe kerkon bashkim dhe jo mini shtete ku te lulzoje percarja. Nese drejtuesit shqiptare kane ngelur ne klasen e historise atehere fati jone do jet serisht nen shtetet fqinje.
se pari shifra 100 000 serbe ne kosove eshte shifer e fryer,dhe nuk kan qen para 30 viteve as 40000 mi serbe ne kosove.ti llogaritum,si qytetza te vocla zveqanin,zunin potikun,leposaviqin,e thrret ne fshatra te vogla ne kosove,dhe te gjjith te ardhur qellimishte nga serbia,me program te instalimit serbe ne kosove,e shpernuljes shqiptare nga presioni,e emigrimi.serbet kurr nuk pranojn nje shtet shqiptar me emrin kosove,por ndarje te kosoves,ku serbia synon 69% te kosoces ,a shqiptaret ti bashkihen shqiperis vetem gjakova e nje pjes e vigel deqani e drenice.ky ka qene plani famkeq serbe ne 20 vitet e fundit ne qofse nuk munden ta marrun kreht kosoven.