SHBA "ultimatum" Kosovës: Kërkohet luftë e ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndryshe...

27 Janar 2018, 17:32Rajoni TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ftoi të shtunën prokurorët që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasadori Delawie në konferencën vjetore të prokurorëve tha se dy prej prioriteteve të tij që ta ndihmojë Kosovën është sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

“Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju duhet të punoni në mënyrë vendimtare dhe ta ndryshoni këtë, sepse fundja ju i prini kësaj lufte dhe sytë e qytetarëve janë në ju”.

“Korrupsioni ndal zhvillimin e demokracisë, ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe thekson pabarazinë sociale. Ju nxis të gjithëve që profesionalisht t’i ndiqni penalisht të gjitha rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe përkushtim”, tha Delawie.

Ambasadori Delawie u bëri thirrje prokurorëve që për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, të hetohet me profesionalizëm.

Kurse, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se para sistemit prokurorial ende ka sfida, por ato, sipas tij, duhet të eliminohen bashkërisht.

“Këto vështirësi duhet t’i zgjidhim së bashku duke përmirësuar performancë, duke rritur llogaridhënien, duke forcuar vetëdijen e çdo prokurori për rëndësinë e rolit e tij në ndjekjen hetimin dhe ndëshkimin e krimit në mënyrë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, tha Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi tha se në vitin 2018 pret një angazhim të madh të të gjithë prokurorëve në, siç tha ai, sfidat kryesore si korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, terrorizmi, krimet e luftës dhe vrasjet e pandriçuara të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës.

“Duhet t’i ndjekim të gjithë kryesit e veprave penale që deri tash i kanë ikur drejtësisë. Ata duhet të identifikohen, hetohen dhe ndëshkohen në përputhje me ligjin. Prandaj, ne duhet t’i adresojmë këto shqetësime në drejtim të zbardhjes së këtyre rasteve të ndjeshme. Sfidat që ka Kosova në zbulimin dhe ndëshkimin e këtyre veprave penale, do të na përcjellin edhe gjatë procesit për liberalizmin e vizave dhe integrimet evropiane”, u shpreh Lumezi.

Siç u tha, Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka zgjidhur gjithsej 66.235 lëndë të natyrave të ndryshme.

Për këtë, thanë zyrtarët nga kryeprokuroria,dëshmon fakti se 87% të aktakuzave kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.

Prokuroria e Shtetit, theksoi Lumezi, ka treguar performancë të mirë edhe në trajtimin e rasteve të terrorizmit dhe si rezultat i punës së përbashkët me institucionet e tjera, pjesëmarrja e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja, është ulur në mënyrë radikale.(REL)

4 komente në “SHBA “ultimatum” Kosovës: Kërkohet luftë e ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndryshe…”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    suniteve u kerkohet te bejne shtet!!! inpossible!

  2. Timi says:

    Ky Lumezi nuk është tjetër veqse Llalla i Tiranës.

  3. Iliri says:

    Eshte interesante me keta cifutet e amerikes. …

    Krijojne te ashtquajtur shtet te kosoves, nuk e lejojne te bashkohet me shqiperine, Krijojne vet korrupsionin atje dhe me pas tallin trapin me kosovaret dhe u thojne ta luftojne.

    Pak a shume sic beri DEA amerikane me krijimin e karteleve te kokaines ne kolumbi.

    E kemi pare ameriken shume mire keto 26 vite.

    1. Tyci says:

      Kartelet nuk i krijoi DEA, por CIA e cila ka financuar nje pjese te operacioneve ilegale me para te fituara nga narkotrafiku.
      Korrupsionin ne Kosove nuk e krijoi as Amerika dhe as BE por shqiptaret qe u sulen si qen te leshuar nga zinxhiri mbi pushtetin qe moren pas luftes. Po te ishin patriote te vertete ata fytyra te ndyra qe qeverisin Kosoven prej 18 vitesh duhet te kishin bere nje shtet model, me korrupsion te krahasueshem me vendet nordike, per faktin e vetem qe Kosova nuk eshte njohur si shtet as nga OKB dhe as nga Serbia. Qe do te thote qe sot eshte dhe neser me nje konjukture ndryshe mund te mos jete me. Dhe kjo situate mund te krijohet shume lehte sepse me gomarlleqet qe kane bere keto 18 vjet ja kane sjelle ne majee te hundes Amerikes. Mjafton qe Amerika te mos e mbeshtesi me qe Kosova te pushoje se ekzistuari brenda 24 oresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje