Aleksis Tsipras shpall para grekëve: Zgjidhëm problemet me Ramën, do votojmë pro Shqipërisë në BE

27 Janar 2018, 21:39Rajoni TEMA

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka mbajtur një fjalim para kombit, se pas takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama, ai ishte gati për firmosjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë dhe ka thënë “Ok”-in për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një deklaratë nga pallati  “Maximos”, Tsipras tha se se ka arritur që të zgjidhë problemet me dy fqinjët e tij verior siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

“Unë premtoj se në vitet e ardhshme do të ndjek me një përgjegjësi patriotike një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.  Duke pasur parasysh se kjo është përgjegjësi e qeverisë greke dhe e imja, mund të them se kemi arritur një rol të rëndësishëm si lider në Ballkan”.

Tsipras deklaroi se për bisedimet me Shqipërinë fqinje, ai ka takuar Presidentin e Republikës dhe krerët e partive  politike, se ai ka hapur rrugën e një normalizimi të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

“Jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Një marrëveshje që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të çojë në votën tonë për hapjen e e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj në BE”, deklaroi kryeministri grek, duke shtuar se ka një konsensus të të gjitha partive politike greke për të normalizuar marrëdhëniet me Tiranën.

“Ky është një shembull i rëndësishëm se si bëhet politika e jashtme në vendet fqinje, ku për çështje strategjike nuk ka ndarje dhe sulme mes mazhorancës dhe opozitës”, tha shefi i qeverisë së Athinës.

Ndërkaq, në lidhje me Maqedoninë, Tsipras ka thënë gjithashtu se çështjet po ecin përpara dhe ka lavdëruar politikën e ndjekur nga Zoran Zaev.

“Udhëheqja e re politike e Shkupit ka hedhur poshtë dhe është tërhequr në një farë mase nga retorika irredentiste e qeverive të mëparshme. Ky fakt vepron si një katalizator për intensifikimin e negociatave”, tha kryeministri grek.

“Tipik në këtë drejtim ishte mocioni i z Zaev për të ndërrojë emrin e Aeroportit Ndërkombëtar të qytetit të Shkupit, dhe Autostradën e Selanikut nga ‘Aleksandër’ në rrugën ‘Miqësia’”, tha Tsipras.

Duke marrë përsipër rolin e njeriut që po zgjidh konfliktet që kanë hapur parardhësit e vet, kryeministri majtist i Greqisë që u zgjodh në vitin 2012, deklaroi:

“Ne të gjithë duhet të kuptojnë se dështimi për të zgjidhur këto konflikte ka qenë në dëm të Greqisë dhe stabilitetit në rajon. Nuk është rastësi që në 25 vitet e fundit shumica e vendeve OKB, e kanë njohur vendin fqinj me emrin e saj kushtetues.  Është hipokrite që disa forca politike dhe disa persona shfrytëzojnë agoninë e popullit grek por pa dhënë rrugën e zgjidhjes”. (Tesheshi.com)

13 komente në “Aleksis Tsipras shpall para grekëve: Zgjidhëm problemet me Ramën, do votojmë pro Shqipërisë në BE”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Tsipras:Te pabeset tourkalvanoi ne BE!!??? To” makriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii”………………………gezuar Ramazonin!

    1. Edkari says:

      Te tjera thuhen ne Greqia.
      Greku i vuri ca kushte ketij karagjozit ne kembim te mbeshtetjes per tu antaresuar
      ne BE.
      Karagjozi yne ben mire te mos i hyje politikes rende mbasi do mbese brenda dhe duhet te
      paguajne shqiptaret pamvaresisht se ai qe do paguaje i pari me koke eshte karagjozi.

  2. says:

    Të ishte për votim.,Greqia do ishte zhduk si shtet nga krizat e saj të pafundme

  3. ben says:

    Mutobythos, enter””, Flm, Plato, sunit …. dhe te gjithe 300 evrovistet e tjere, ngrihuni dhe permbysni Tsipras-in se ju nxorri bojen. Si more trima nuk eshte konsultuar me juve “heronjte” greke te 300 evrove Kryeministri grek para se te bente kete deklarate gjeme qe paska bere; dhe ku pa, mu ne mest te Athines?
    Kjo eshte e pafalshme, prandaj shkoni te gjithe per konsultim ke Janulla dhe paskesaj merrni fatet e Hellades ne duart tuaja.

  4. miu says:

    bravo Rama keshtu ecet .

  5. Tradhetia e Kapter Ramiut says:

    Saliu e shiti detin Rama e vulosi tradhetine .

    Kur gezohet Greku dihet qe ka humbur Shqiperia.Pikerisht te Shtunene e 27 Janarit.Tema na jep nje lajm shume te gezuar per tifozat e Rames dhe Tahirit.

  6. Iliri says:

    Tsipras eshte rob i. Mire .

    por shume neo grek mbeten jevgjite

  7. ARIAN BORICI says:

    UROJME QE TE BEHEN TE VERTETA UNE MENDOJE SE PAQJA EDHE MARDHENIET E MIRA RECIPROKE DO BJERIN ZHVILLIMIN E RAJONIT . SHPRESOJ QE TE ARIHET MARVESHJA ME GREKT KOMSHIJTE TANE SHEKULLORE DO PERFITOJNE TE DY PALET. BOLL MA ME NACIONALIZMA. ESHTE FAT QE NE KRYE TE GREQISE JANE NE PUSHTET POLITIKANE LARGPAMES EDHE JO SHOVINISTA GJITHASHTU QEVERIA RAMA ME BUSHATIN KANE BERE NJE POLITIKE RECIPROKE JO INFERIORE SI ME PARE. DO TJU JAP NATEN 10 ME YLL. UROJ QE GREKET EDHE SHQIPTARET TE JETOJNE NE PAQE EDHE TE BEJNE TREGTI. MOS TE HARROJME SE EVROPA E SHIKON ME PERBUZJE BALLKANIN NE DUHET TE BASHKPUNOJME EDHE TE BEJME TREGTI ME NJERITJTRIN JO LUFTE E UUREJTJE E PERCARJE . BRAVO EDHE NJEHERE

  8. Count ur fingers after shaking hands with a greek says:

    C’i ke premtuar qi-prasit mor bashibozuk??!!! Pse kaq papritur i ekzaltuar jevgu i Junanistanit??!!!

  9. Lee lee says:

    Kur nuk e kalon klasen miku te kalon 1 lende ja 2 po jo 11 .Tsipras eshte djale i rritur ne demostrata .Kur morri cmimin ne France tha/ Jam imajte sepse jam evropian seose vlera e Evropes eshte e majta/.Eshte fat per Shqiperine qe ekipi grek eshte pjesa me e mire ete majtes evropiane dhe kete e them pa ekzagjerim.Si do vashdoj rama dihet historia .E majta evropiane ska lidhje me te majten e sistemeve ish komuniste prandaj them qe po nuk ndryshuam vetveten zor se do dalim ne breg.E majta eshte vlere shoqerore nuk eshte deklarim prandaj them po nuk ndryshuam ….VK

  10. Patrioti says:

    Greqia eshte gjitoni tone qe duhet te kemi lidhjet me te mira ne ballkan,ka shume qarqe ne te dyja shtetet qe nuk duan te kete mardhenie te mira midis dy shteteve. Perse mos kemi mardhenie te mira?

  11. pro says:

    ..politiken nuk mund ta kuptoje gjithkush,por nese lihen territore detare ose ujore ne kembim te nje anetaresimi??!!
    ..e shoh me dyshim ç’do miqesi greke..{Uroj ,qe Rama te mos lere shkak } ..ndoshta vota e grekut do te sjelle paqe midis dy popujve…do te thyeje barrierat shekullore mentale ,do te forcoje miqesine midis dy vendeve realisht.

  12. lori2 says:

    Bravo Edi me ne fund po vijne lajme te mira, sa per komentuesin Edk….. eshte vetem k … S’ke ci bon, ashtu o gatu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje