Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka konfimuar si përforcim të radhës sulmuesin Idelino Kolubali, i cili është pjesë e Boavistës në Portugali.
U duk gjithçka e mbyllur dhe pritej që sulmuesi i qendrës të bashkohej me kampionët, por klubi portugez po e mban pezull kalimin e lojtarit nga Guinea Bisau te Kukësi.
Deri tani Kukësi ka afruar disa lojtarë me kualitet, siç janë Donjet Shkodra dhe gjeorgjiani Irakli Dzaria në mesfushë, por edhe kroatin Zhderiç në mbrojtje.
Me afrimin e sulmuesit Idelino skuadra e trajnerit Pakult do të ishte e kompletuar dhe austriaku e do sa më shpejt në grup.