Seria A/ Interi barazon dhe ndaj SPAL-it

28 Janar 2018, 14:56Sport TEMA

Ekipi i Interit ka arritur të barazoj në javën e 22 të kampionatit italian ndaj Spalit.

Një barazim me shumë vuajtje për ekipin e Spaletit, që nuk ka arritur të mposht ekipin që po lufton për mbijetesë.

Për të zhbllokuar këtë ndeshje ka menduar mbrojtësi Vicari, i cili ka shënuar një autogol në portën e tij.

Mbrojtësi i Spalit ka bërë atë që futbollistët e Interit nuk arritën gjatë gjithë takimit, pasi nuk kanë mundur të mposhtin portierin Meret në një tjetër rast.

Në minutat e fundit Spali ka arritur të realizojë një tjetër aksion, por këtë herë Paloski ka mposhtur portierin Handanoviç.

Kjo pikë e marrë në këtë ndeshje është shumë e rëndësishme për luftën e mbijetesës tek Spali, ndërsa Interi ka hedhur një hap të gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje