Detajet e reja nga ekzekutimi mafioz në Tiranë: Historia e Dëfrim "qorrit" dhe pseudonimi “fantazma”

30 Janar 2018, 11:53Kronika TEMA

Trafiku i drogës dhe historia e vrasjeve kanë rrethuar vazhdimisht 41-vjeçarin Dëfrim Kasmi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz poshtë pallatit të tij në Tiranë.

Ai kishte ndërruar emrin nga Dëfrim në Devi Kasmi për shkak të hasmërive kriminale me Domart Konjarin, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për atentatin.

Klan ka mundur të mësojë të tjera detaje rreth viktimës.

Dëfrim Kasmi njihej me pseudonimin Dëfrim “qorri”.

Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”.

Asnjë foto e tij nuk është ende publike dhe për këtë arsye ai njihej me nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.

Dëfrim Kasmi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë.

Pista ku po heton policia për vrasjen e tij, është ajo e hakmarrjes për shkak të kontrolleve për territor në Europë.

Në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku 41-vjeçari u vra nga dy persona me motor, u gjetën edhe dy pistoleta.

Armët e zjarrit i përkisnin viktimës, të cilat i mbante gjithmonë me vete pasi ruhej për shkak të konflikteve ku ka qenë i përfshirë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë, policia gjeti rreth 3 kilogramë kokainë dhe një kallashnikov me silenciator që i përkisnin viktimës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje