Krimi në familje trondit Koplikun, burri me probleme mendore vret gruan me sëpatë

28 Janar 2018, 19:42Kronika TEMA

Një krim i rëndë në familje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Malësi të Madhe, ku burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në Koplik, ku shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç ka vrarë me sëpatë në oborrin e banesës bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurti 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor, raporton Ora News.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Krimi në familje trondit Koplikun, burri me probleme mendore vret gruan me sëpatë”

  1. Kanibali says:

    Jemi bere si fis kanibalesh buri vret gruan me sopate,i dashuri ish te dashuren,Saliu do te haje Edin ne bulevard ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje