Sherr me thika mes shqiptarëve në mes të autostradës në Itali

28 Janar 2018, 08:59Kronika TEMA

Një sherr mes dy shoferëve dhe pasagjerëve e dy veturave u përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikave në Itali, ku protagonistë kanë qenë shqiptarët

Ngjarja ka ndodhur në autostradës Gorduno të shtetit fqinj ku shoferi i një prej dy automjeteve , një 32 vjeçar nga Kosova me vendbanim në Lugano, ka sulmuar dy burra të tjerë me thikë me origjinë nga Shqipëria, përkatësisht një 34 vjeçar që ngiste automjetin tjetër me targa italiane dhe një 41 vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, të dy banues në Zvicër

Dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime serioze, por jeta e tyre nuk është në rrezik.

Në përleshje është përfshirë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar nga Kosova që banonte në Gjermani, të dy pasagjer në automjetin e agresorit. Në pranga ka rënë autori i sulmit ndërkohë që mediat italiane nuk kanë bërë ende të ditur shkakun e sherrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje