E perditshmja “Panorama” raportoi dje se dy specialiste të Ministrisë së Drejtesisë, të sektorit të ekstradimeve dhanë dorëheqjen para dy ditësh, pasi nuk pranonin të firmosnin ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, i lakuar në media si “financieri i Habilajve”.
“Ina Toci dhe Suela Collaku janë dy specialistet e Ministrisë që janë larguar nga detyra”, raportohej në lajmin që u rimor nga disa portale.
Por e pyetur nga Dita, Suela Çollaku e mohon këtë.
“Jam informuar nga mediat se une dhe kolegia ime Ina Toci ( e cila nuk ka lidhje me dosjen ne fjale), pra specialistet e Ministrise se Drejtesise kane dhene doreheqjen sepse i kane detyruar te firmosin ekstradimin e Nezar Seitit.
Deshiroj ta pergenjeshtroj kete lajm duke theksuar se nuk kam qene e detyruar te firmos nga asnje titullar, thjesht kam kryer detyren konform ligjit. Ju bej me dije se ne aktualisht jemi ne pune dhe vazhdojme te qeta detyren tone ne pozicionin e specialistit qe e gezojme prej vitesh pikerisht per shkak te kryerjes se detyres me rigorozitet dhe konform procedurave ligjore.
Faleminderit per vemendjen”, tha Çollaku,