Protesta e opozitës, Ministria e Brendshme: Policia bashkë me ekspertët partnerë ka marrë masa, kushdo që cënon rendin do përballet

26 Janar 2018, 15:16Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur sot se Policia ka hartuar një plan masash së bashku me misionet partnere për protestën e nesërme të opozitës.

Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se me urdhër të ministrit Xhafaj, ekspertë të huaj do të punojnë me policinë për monitorimin e katër orëve të protestës së opozitës, të thirrur nesër në orën 12.00.

Por në të njëjtën kohë Policia bën të ditur se do të veprojë sipas ligjit ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë.

Deklarata e plote:

Policia e Shtetit, në komunikimin e saj zyrtar, ka bërë sot publike masat e marra në kuadër të mbarëvajtjes së protestës së nesërme, mbi bazën e kërkesës së bërë nga Partia Demokratike.

Ministria e Brendshme, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe njëherazi mbështet punën e Policisë së Shtetit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në zbatimin me korrektësi të ligjit, pavarësisht dhunës verbale dhe fizike të ushtruar ndaj saj në disa nga këto tubime.

Me kërkesën e Ministrit të Brendshëm, hartimi i këtij plani masash është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit.

E gjithë veprimtaria e Policisë, ditën e nesërme do të asistohet dhe monitorohet, gjithashtu, nga ekspertë të huaj, të cilët janë atashuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të mbështesin Policinë e Shtetit në ushtrimin e detyrës së saj dhe të distancohen nga individët me mendësi e prirje të dhunshme.

Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cënon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor.

10 komente në “Protesta e opozitës, Ministria e Brendshme: Policia bashkë me ekspertët partnerë ka marrë masa, kushdo që cënon rendin do përballet”

  1. Ramiu si Saliu says:

    hahhahahahahaha, “ekspertet partnere” …o zot…cpo i bojne ketij populli keta kriminela…
    Ramiu si Salehu, apo jo? ska nevoje te lexoni Takun apo Ramen ne Facebook

  2. PA EMER says:

    MOS I LEJONI RRUGACET TE BEJNE RREMUJE NE NJE VEND QE DIKUR ISHTE I LUMTUR ..! LARG RREMUJAVE TE SHKATERIMIT TE “DHJETORIT TE ZI “, QE NXORI DREJTUESA “KARTOSERA “..!

  3. andrea says:

    po ju nuk cenuat rendin me 21 janar

  4. nexhat says:

    Embane mendecka bete ju me 21 janarin ca si sulmojshi policine. mbane mende kur shpura e juaje rinte mbrapa dhe zgerdhiheshi me fakiret qe ndersyet te djegin kryeministrine. Shikoi njehere ato video te shohish cka keni be ju. Ta bejsh ate te thejshe gardhin te shtepija e bardhe ne Amerike ju qe zgerdhihesh atje mbapa do nishi te vdekur ate dite. Po ju jeni mbeturinat e komunizmit. Fajet I ka Berisha qe nuk lejoi turmen qe tu vare ne mes te sheshit dhe do shihshim si do ngrefeshi sot.

    1. Zubizareta says:

      Tubuesit neser jane bazhibozuket e Lulushit e Mones mercenare te ketyre hajduteve te vendit asht psikopapie u shku mbrapa ketyre palaçove

    2. Harillaqi says:

      Nexhat! Avash se na çave bythen me ate komentin tend.Duket qe je bythelepiresi i Saliut,ose Saliu vete qe i dele ne mbrojteje krimeve e te tij.Yyyy ndyresira.Protesta e 21 Janarit more qorr,ishte paqesore,dhe kamerat kane filmuar e treguar te verteten,dhe jo ashtu si thot Saliu se kater protestueset u vran nga afer me çadra pistolete e thika me helm.Kjo u pergenjeshtrua me vone se dolen kasetat e filmuara.Por ti more byrazer paske ikur per lesh.T’u rroje saliudhe e paçi me jete.

  5. Kujtimi says:

    ZBATONI LIGJIN PER KEDO QE NUK E ZBATON ATE
    KUSHDO QOFTE
    MONA QELBESIRA BASHA ADOLESHENTI SALI QENI
    APO LIKE FLORIRI
    TE JEN TE BARABARTE ME LIGJIN

  6. Kujtimi says:

    ZBATONI LIGJIN PER KEDO QE NUK E ZBATON ATE
    KUSHDO QOFTE
    MONA QELBESIRA BASHA ADOLESHENTI SALI QENI
    APO LIKE FLORIRI
    TE JEN TE BARABARTE ME LIGJIN
    KENI MBESHTETJEN E POPULLIT

  7. c,kuptim ka qeveria klandestine me vota te blera ,vjedhura dhe ne nje presidente jo legjitim.ktu ska nje mikro drejtesi ne ket okupim klasik,nga taborret e ish haxhi qamilave,gjyshrit e tyre dikure gjandarme otoman.pra protesta eshte gjithe shqiptare si lidhja e prizerenit me 1878,per pavarsimin e shqiptarve.

    1. Shqipja e bukur dhe injorantet qe e flasin e shkruajne ate says:

      Ku e ke mesu shqipen o mik.Te rrofte diploma e juristit prej Bruxeli…mjere ky popull mjere kjo shqipe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje