EMRAT: Kush janë prokurorët e drejtorive të Prokurorisë, krijuar nga Arta Marku

25 Janar 2018, 08:53Kronika TEMA

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme prezantoi strukturat e drejtorive të reja, ngritur pas riorganizimit nga ana e kryeprokurores Arta Marku.

Organika e re e Prokurorisë së Përgjithshme do të përbëhet nga gjashtë drejtori.

1-Drejtoria Gjyqësore;

2-Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

3-Drejtoria e Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative;

4-Drejtoria e Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve;

5-Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Ekspertizës Kibernetike.

6-Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Mësohet se Drejtoria Gjyqësore do të drejtohet nga Adnan Xholi.

Pjesë e strukturës së saj do të jenë dhe prokurorët: Petrit Fusha, Ramadan Troci, Rovena Gashi, Artur Selmani, Anila Leka, Alma Muça.

Drejtoria e dekriminalizimit do të drejtohet nga Arqile Koça.

Pjesë e strukturës së saj do të jenë dhe prokurorët: Arben Kraja dhe Kosta Beluri.

Drejtoria e Inspektimit do të drejtohet nga Adnand Xholi.

Pjesë e strukturës së saj do të jenë dhe prokurorët: Alfred Progonati dhe Adnan Kosova.(TemA)

1 komente në “EMRAT: Kush janë prokurorët e drejtorive të Prokurorisë, krijuar nga Arta Marku”

  1. Harillaqi says:

    Po kete Rovena Gashin pse e kini vene ne keto poste drejtuese.Ajo nuk ja vlen per keto pune se eshte e shitur te Sali Berisha.Ajo do shkoi ne te drejtimin e kundert,dhe do behet pengese. Do zoti nuk eshte keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje