Vorë/ Treni përplas adoleshenten teksa lidhte këpucët mbi shina, në gjendje të rëndë

25 Janar 2018, 09:10Kronika TEMA

Nje vajze eshte aksidentuar nga treni dhe ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

Ngjarja ka ndodhur ne zonen e Vores dhe nga te dhenat e para mesohet se vajza ka qene ecur afer shinave kur eshte perplasur nga treni.

Adoleshentja ishte ulur mbi shina dhe po lidhte këpucët, kur është përplasur nga treni.

E reja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Informacioni paraprak nga policia:

Me datë 25.01.2018, rreth orës 08:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Vorë, ka një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi J.N., është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje