Konkursi për gradën "Drejtues i parë", ja emrat e 6 konkurentëve që kaluan provimin

24 Janar 2018, 14:13Kronika TEMA
Konkursi për gradën "Drejtues i parë", ja emrat e 6

Janë përzgjedhur 6 emrat e parë nga konkursi për gradën “drejtues i parë” në Akademinë e Policisë.

Ashtu siç ishte përcaktuar më herët konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë.

Disa nga emrat e fituesve të provimit me shkrim në këtë fazë të parë janë:

Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Kastriot Skënderi, Bledar Çeliku, Iirijan Balla dhe Gentian Shehaj.

Këta kalun provimn duke marrë mbi 70 pikë në 100 pyetje, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, bëhet e ditur se nga konkursi, që do të kalojë në 2 faza, do të përzgjidhen vetëm 5 kandidatë.

Faza e parë është ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet do të korrigjohen me skadron dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori. Mësohet se fituesit duhet të kenë mbi 70 pikë që të hyjnë në testin me gojë. Ndërkohë, kryetar komisioni është Bilbim Mema.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje