Shperthim me tritol ne mesnate ne Gjirokaster. Ne shenjester shtetasi Gentian Liti

24 Janar 2018, 01:30Kronika TEMA
Shperthim me tritol ne mesnate ne Gjirokaster. Ne shenjester shtetasi Gentian

Shpërthimi me tritol që tronditi Gjirokastrën mesnatën e sotme ka ndodhur në banesën e shtetasit Gentjan Liti ne lagjen ‘Dunavati i dytë’. Burime nga policia thonë se grupi hetimor është në vendngjarje, ndërsa raportohet për dy të plagosur, por ende nuk janë të konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Gjirokastrës. Shpërthimi ka qenë tejet e i fuqishëm sa është ndjerë në të gjithë qytetin.

Policia e Gjirokastrës jep më shumë detaje rreth shpërthimit me tritol në mesnatën e sotme në lagjen ‘Dunavati i dytë’. Përmes një njoftimi paraprak bëhet me dije se kemi të bëjmë me një person të plagosur lehtë. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës.

“Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia e Gjirokastrës.

Gentjan Liti, banues në lagjen ‘Dunavati i dytë’,  ka mbetur i plagosur lehtë, duke i shpëtuar kështu atentatit të dytë që po i bëhet. Rreth pesë vjet më parë Litit i është bërë një tjetër atentat me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 8 korrik 2013. Lënda eksplozive ishte vendosur poshtë furgonit të tij, tip ‘Benz’ me targa GJ 8067 A, në pronësi të tij.

Në momentin e atentatit makina ishte parkuar pranë banesës së Litit. Tritoli ishte vendosur poshtë parafangos së pasagjerit. Si pasojë e shpërthimit, mjeti pësoi dëmtime në pjesën e përparme, ndërkohë që nuk pati dëmtime të shtëpive përreth.

Gentjan Liti është një kasap i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Biznesi i tij është vendosur në zonën muzeale të qytetit.

Dyshimet e para lidhen me aktivitetin e tij si tregtar, por nuk përjashtohen as konfliktet për çështje pronësie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje