Kërcënon të dashurën se do i publikojë fotot nudo të saj dhe të nënës, i riu nga Tirana e pëson keq

23 Janar 2018, 16:43Kronika TEMA

Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njeri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Një rast i tillë po gjykohet te Krimet e Rënda, por i akuzuari mohon ta ketë kërcënuar ish-të dashurën.

“Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”.

Me një kërcënim të tillë dhe disa foto intime të ish të dashurës 17-vjeçare , Mentor Lecini ka shantazhuar familjen e saj se do t’i publikonte nëse nuk e paguanin, shkruan Top Channel.

Si edhe mjaft të tjerë që kanë përdorur një histori dashurie për të vendosur gjobë, Lecini doli para Krimeve të Rënda për veprën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak për një ngjarje të cilën e kundërshton, si të sajuar nga familjarët e ish partneres.

Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një broxhi të papaguar prej kohësh.

Por prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.

Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish- partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale.

Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar.

Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij.

Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime.

4 komente në “Kërcënon të dashurën se do i publikojë fotot nudo të saj dhe të nënës, i riu nga Tirana e pëson keq”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    sunite gjaxore………..

  2. Erjon says:

    Po mire,nqs ti me lart mendon keshtu pse e krruan bythen ketu. Shko bej komente atje ku te ngjit. Jo se me plas per musliman e ortodokse,por ti je maskara,grek maskara…

  3. pertaci i perendimit says:

    Po ti mer Abdullah ç’pate si te erdhi ????!!!!!

  4. Iliri says:

    Shko ne greqi, kap ndonje prostitute greke 4 euroshe atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje