Sherr me thika në Durrës, plogoset një 21 vjeçar, praga autorit

23 Janar 2018, 16:06Kronika TEMA

Një 16-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi ka plagosur me thikë shtetasin A.K 21 vjeç .

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S.S. 16 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, më datë  23.01.2018,  rreth orës 10:30  në lagjen Nr.16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin A.K. 21 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar në nenet  88/1 dhe 279  të Kodit Penal. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje