U mbyt me duar nga i shoqi, arrestohet edhe bashkëpunëtori në vrasjen që tronditi Shkodrën

22 Janar 2018, 09:35Kronika TEMA

Pas gati 2 vjet nga vrasja e shtetases Suela Sulaj, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e vrasjes së saj.

Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases Suela Sulaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhenie familjare, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 18 prill të 2016. Suela Sulaj u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë ku ishte bashkëpronare me të shoqin.

Sadetin Sula e mbyti me duar të shoqen në një tjetër hapësirë të mobilerisë dhe më pas e futi në tualet, duke u munduar që ngjarja të dukej si vetëvrasje, raporton Ora News.

Por ekspertiza mjeko – ligjore e kryer në morgun e spitalit rajonal të Shkodres hodhi poshtë dyshimet se gruaja i kishte dhënë fund jetes.

Biznesmeni vijon të jetë në burg për vrasjen e të shoqes me akuzën “vrasje për shkak të marëdhenieve familjare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje